20,04,2024

600 shkolla të Gylenit mbyllën në Turqi, radhën e ka Kosovë?!

Must Read

Turqia ka filluar procesin e mbylljes së qindra shkollave dhe institucioneve të tjera të administruara nga lëvizja Gylen pas puçit të dështuar, tha të mërkurën një burim i Ministrisë së Arsimit.

Burimi, i cili foli për Agjencinë Anadolu në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për media, tha se prej 626 institucione, duke përfshirë 524 shkolla private dhe 102 institucione të tjera të tilla si konvikte, do të mbyllen nga Ministria, transmeton lajmi.net.

Procedurat ligjore ndaj institucioneve që kanë lidhje me organizatën terroriste Fethullah (FETO) me akuza për “krime kundër rendit kushtetues”, janë marrë tani dhe priten vetëm të zbatohen.

Turqia ka larguar nga puna më shumë se 21,738 mësues pasi janë cilësuar se kanë lidhje më organizatën FETO, transmeton lajmi.net.

Qeveria turke ka thënë se tentoi grusht shteti ushtarak u organizua nga ithtarët e klerikut me bazë në SHBA, Fethullah Gylen, i cili është i akuzuar për një fushatë të gjatë për të rrëzuar shtetin nëpërmjet infiltrimit të institucioneve turke shtetërore, veçanërisht me ushtrinë, policinë dhe gjyqësorin, duke formuar një ” shtet paralel”.

Të paktën 240 persona kanë vdekur dhe rreth 1500 të tjerë u plagosën si pasoj e puçit.

Gylen në Kosovë dhe gjithandej rajonit ka shumë shkolla që i financon. Nuk dihet nëse edhe këto shkollat në Kosovë do të përballen me mbyllje pas kërkesës së mundshme nga Ankaraja zyrtare. /lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img