26,04,2024

24-vjeçari vdiq në fabrikë, nëna: Dua dëmshpërblim nga pronari grek

Must Read
Nena dhe djali i vdekur

Qerime Ibro dje deklaroi se djali i saj, Edmir Ibro humbi jetën për shkak të mungesës së sigurisë në punë në fabrikën e përpunimit të cigareve, e cila është në pronësinë e një shtetasi grek.

Ndërkohë, 67- vjeçarja bëri me dije se Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka pezulluar gjykimin, ndërsa Apeli ka rrëzuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë. Por, ditën e djeshme (sipas nënës së viktimës), togat e zeza të Korçës kërkuan sërish pezullimin e çështjes.

“Sot (dje) bëhen plot 9 muaj që djali im nuk jeton më dhe shkak për këtë u bë ai vend i mallkuar, ku shkoi të punonte për të nxjerrë bukën e gojës. Edmiri kishte një vit e gjysmë që punonte te fabrika e duhanit “M…” në Korçë. Ai humbi jetën për shkak të mungesës së sigurisë në punë. Kushtet në fabrikë ishin skandaloze, por im bir u detyrua të vazhdonte punën aty, pasi jemi 6 anëtarë në shtëpi dhe vetëm me rrogën e tij ushqeheshim”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, në një intervistë të botuar në gazetën Shqiptare ajo drejton gishtin edhe nga gjykata në Korçë, e cila sipas është e korruptuar.

“Kjo gjykatë e pezulloi çështjen me argumentin se është bërë një padi penale për këtë ngjarje dhe se nuk kemi asnjë të drejtë për të kërkuar dëmshpërblim moral dhe pasuror. Janë argumente kot dhe nga një gjyqtar i korruptuar kokë e këmbë, siç është Genti Dokollari, i cili është paguar mirë nga shoqëria “M…”. Ky gjyqtar do ta mbyllë këtë çështje, pasi ne jemi të varfër dhe s’kemi para për t’i dhënë atij. Vendimi i marrë prej tij është vrasje e dytë për mua si nënë, që humba djalin 24 vjeç. E përsëris, unë do luftoj deri në fund, pasi po kërkoj të drejtën e djalit tim dhe asgjë tjetër”, ka rrëfyer e ëma.

The post 24-vjeçari vdiq në fabrikë, nëna: Dua dëmshpërblim nga pronari grek appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img