26,04,2024

Asfaltohet shtresa e parë në aksin rrugor Prelez i Jerlive – Mohoc – Lloshkobare

Must Read

Ferizaj.06.08.2018. Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Inspektoratit Qendror, inspektuan punimet në asfaltimin e shtresës së parë në aksin rrugor Prelez i Jerlive – Mohoc – Lloshkobare.

Kjo rrugë paraqet një arterie të rëndësishme për qarkullimin ndër dhe brenda urban, u shpreh i pari i Ferizajt, Agim Aliu.
“Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, për faktin se do të bëj lidhjen në mes të dy magjistraleve, magjistrales Prishtinë – Ferizaj – Shkup dhe magjistrales Prizren- Shtime – Ferizaj dhe kjo është një rëndësi e veçantë për faktin se do ta shkarkoj shumë komunikacionin por po ashtu do t’i jap një rëndësi të veçantë edhe kësaj pjesë ku po ndërtohet ky aks rrugor. Është një gjatësi prej afërsisht 4 kilometra dhe gjerësi prej 6.5m. Siç e kam thënë në të kaluarën me të gjitha standardet që duhen sot në infrastrukturën bashkëkohore. Jemi së bashku me ekipin e Ministrisë së Infrastrukturës që të përcjellim nga afër punimet në asfaltimin, respektivisht në shtresën e parë të kësaj rrugë dhe gjithnjë e më tepër do të jemi afër operatorëve dhe afër punimeve ku pas krijimit të kushteve më të mira klimatike do të këtë gjithnjë e më shumë dinamikë. Ka një rëndësi të veçantë ky projekt sepse është në kuadër të unazave të qytetit dhe pikërisht këto projekte do të zhvillohen krahas edhe projekteve tjera të natyrës urbane që i kemi shpalosur para qytetarëve tanë. Qeverisja ime do t’i jap një dinamikë tjetër punëve dhe angazhimeve që kanë të bëjnë me projektet infrastrukturore” – tha Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
E në anën tjetër, Vllaznim Mehmeti, ushtrues detyre i Inspektoratit në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës tha se sot janë në inspektim të këtyre punimeve

“Ne kemi ardhur këtu bashkë me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu që t’i mbikëqyrim punimet. Ne si ministri edhe ashtu siç edhe ministri z. Lekaj bashkë me qeverinë janë zotuar që çdo projekt, pavarësisht, në bashkëpunim me Kuvendet Komunale në tërë territorin e Kosovës, e pikërisht në Komunën e Ferizajt, të jenë punime kualitative dhe me standarde më të avancuara sa i përket ndërtimit të rrugëve. Tashmë, është duke vazhduar jo si viteve të tjera por është duke pasur përmirësime të dukshme në aspektin e ndërtimit të rrugëve dhe konsideroj se edhe në të ardhmen nuk do të pyetet më se kur do të prishen rrugët, por do të kenë jetëgjatësi ashtu siç kërkohen me rregullat e ndërtimit të rrugëve” tha u.d. nga Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës, Vllaznim Mehmeti.

Kjo rrugë ka gjatësi prej afro 4km, gjerësi 6.5 metra dhe kosto prej afro 750,000€

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img