05,05,2024

Më 8 Gusht fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.06.08.2018. Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datën 08.08.2018 në ora 20:00, fillon implementimi i projektit faza e tretë:
“DEZINSEKTIMI HAPËSINOR(Eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin qytetit të Ferizajt”

Faza e tretë do të fillon me datën 08.08.2018 nga ora 20:00, ku do të përfshihet ana perëndimore e qytetit, duke filluar nga Parku i Lirisë për të vazhduar tutje në rrugën “Brahim Ademi” deri të pishina “Matoshi”,ndërsa do të përfshihen edhe zona e FSK-së, zona te palestra e sporteve “Bill Klinton”, rruga “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, rruga “Zenel Hajdini”, rruga “Enver Topalli” dhe tregu i Gjelbërt deri në fshatin Nikadin.

Me datën 09.08.2018 nga ora 20:00 do të vazhdohet me anën lindore të qytetit ku do të përfshihen rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Driton Islami”, rruga e “Reçakut” deri në magjistrale.

VËREJTJE:
Ne rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditët me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të parapare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img