25,12,2024

Vlerësimi psikologjik në kontekst të përgatitjes dhe gatishmërisë së fëmijëve për klasë të parë

Must Read

Jo rrallë herë na ka rastisur të dëgjojmë për moshën e fëmijës kur ai mund të jetë i gatshëm të filloj dhe vijoj në shkollë.Poashtu, nuk janë të pakta edhe ato mendime nga prindërit : fëmija im është mjaftueshëm inteligjent,  njeh shumë koncepte elementare si: ngjyrat,format,disa shkronja..e të tjera gjëra që për një fëmijë parashkollorë është normale t’i njohë.Mirëpo, për të kuptuar më shumë rreth gatishmërisë dhe pjekurisë së fëmijëve, së pari,duhet të kuptojmë sa është i përgatitur për të vijuar klasën e parë.

Në fakt, Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë, ka vënë si standard që mosha adekuate të jetë ajo gjashtë vjeçare e fëmijës. Mirëpo, për të i’u përmbajtur këtij sdandardi,ne duhet t’i kushtojmë rëndësi më shumë standarteve të zhvillimit të fëmijës konform moshës aktuale të tij në disa nga fushat e zhvillimit: zhvillimi njohës (kognitiv), zhvillimi fizik, socio-emocional, komunikimi  verbal si dhe fusha e shkathtësive të përditshme.

  Duke e ditur, zhvillimi intelektual tek fëmijët varion krahas atyre shkathtësive të cilat kanë karakter më të lartë të zhvillimit të tyre dhe të atyre që kanë nevojë për stimulime.

Gjithashtu, është e rekomandueshme që fëmijët para se të fillojnë të bëjnë shkollën fillore veçanërisht fillimi në klasë të parë,  t’u  nënshtrohen një testi  psikologjik për të akceptuar nivelin e zhvillimit të tyre. Për këtë  duhet të dini  çfarë u  rekomandojnë specialistët-psikologu i shkollës.Kjo për arsye që t’i shohim cilat janë fushat e zhvillimit për të cilat mundet me qalu një fëmijë dhe mandej që të fillojmë të i stimulojmë në ato fusha.Dhe, të mendoni nga të i’a filloni me fëmijen tuaj.Tjetra,është e arsyeshme kur prindërit  pyesin se kur duhet të filloj fëmija në shkollë.Ata kanë ndjesi se fëmiu duhet të filloj më herët,është mjaftë i rritur dhe  i përgatitur për të filluar me shkollën…këto janë disa nga deklaratat e tyre  që kemi dëgjuar shumë herë.

 Kur mund të dimë nivelin e zhvillimit të fëmijës?

Këshilla të rëndësishme për prindërit

Pergatitja e fëmijëve parashkollor për klasë të parë është një proces shumë i përgjegjshëm. Varësisht se si bëhët,kjo do të ndikojë në vazhdimsi në përformancën akademike tek fëmija, siç janë:motivi,vetëbesimi,vetërespekti, komponente shumë të rëndësishme psikologjike në  zhvillimin e   karakterit dhe personalitetit të tij.Si dhe,të gjithë këta faktor  kontribuus gjatë arritjes së kompetencave të fëmijës në shkollë.Kështu, të kemi kujdes dhe vëmendje nëse fëmija i juaj do të filloj  klasën e parë pa një bazë fillestare njohurish,të paktën do të jetë më e vështirë të vazhdoj  me pjesën tjetër duke rezultuar me pasojat që do të lindin si në mësimnxënie,socializim dhe komplekse të tjera emocionale.Prandaj,përgatitja e një cilësie të lartë tek një fëmijë parashkollor na jep garanci për suksesin në të ardhshem e tij.

Lind dilema, ku të filloni? Çfarë të kërkoni?Cilat janë detyrat më të përshtatshme për zhvillimin e aftësive mendore dhe ato të përgjithshme.: të menduarit, kujtesa, të logjikuarit matematikor,të imagjinatës e të shkruarit,të perfeksionimit të gjuhës dhe të folurit,të zhvilluarit psikomotorik, aftësive socio-emocionale dhe shkathtësive të jetës se përditshme,veç tjera.

          Çfarë duhet të jetë në gjendje të bëjë një fëmijë, që të filloj në klasë të parë?

Para se të filloni përgatitjen e fëmijëve  parashkollor për klasë të parë, duhet  të njiheni  me atë që fëmija juaj duhet të dijë.Për moshën gjashtë vjeçare një fëmijë duhet të dije(njohë) këto gjëra të mëposhtme:

Koncepti për vete,familje dhe të afërmit.Zhvillimi i vetëkontrollit dhe respektimi i rrethit bashkëveprues. Orientimi në kohë dhe hapsirë duke integru  domethënien e tyre me vendndodhjen apo me një ngjarje.Festat dhe simbolet kryesore. Të zgjidhë dhe ndërtojë probleme të thjeshta duke mbledhur enigma,veç tjera.

 Zhvillimi i komunikimit të fëmijës, në këtë moshë sugjeron që ai të jetë në gjendje të tregojë një përrallë apo një poezi përmendësh.Të hartojë një histori nga fotografitë apo imazhe,kjo për të testuar kujtesën dhe imagjinatën e tij.

Në moshën gjashtë vjeç, një fëmijë duhet të dijë bazat e matematikës:të numëroje prej njëshi deri në dhjetë,të shtojë apo të heq duke operacionalizuar me numëra.Të njohë dhe vizatoj  format gjeometrike.Të klasifikoj forma, ngjyra e koncepte të tjera qiftesh dhe labirinthe për zhvillimin e vëmendjes..Të njohë  koncepte të ndryshme të gjatësisë,gjërësisë e lartësisë së formave të tyre.T’i njoh shkronjat dhe ti ndajë fjalët në zanore dhe bashkëtingëllore.Për këto,stimulojeni vëmendjën, zhvillimin e memories dhe kujtesës.

 Gjithashtu,të stimulohet zhvillimi fizik siç janë aftësitë bazë(grose) dhe aftësitë fine(gishtërinjtë). Kjo e bënë fëmiun e juaj më të pavarur në mbajtjen e lapsit në mënyrë korrekte dhe gjërave të imta.Të vizatoj linja me lloje të ndryshme të vijave dhe bashkimin e pikave.Duke përgatitur procesin e shkrimit,fëmija i juaj mëson aftësi të shkelqyera psikomotorike:imagjinatën,të menduarit,vëmendjën e të folurit krahas njëra tjetrës.Kjo e përgatit për klasë të parë  në zhvillimin e shkathtësive viziomotore: koordinimin sy-dorë, koordinimin e lëvizjeve dhe aftësive  të tjera motorike.Gjithashtu,bëni ushtrime të lehta fizike për të parë drejtëpeshimin dhe orientimin e femijës.

 Kujdes:Çdo aktivitet me fëmijën bëjuani më interesante që t’u rrisim kapacitetin mendor intelektual, dhe me gjasë të ngelin në kujtesën e tyre afatgjatë duke krijuar engrame apo harta konjitive mendore, gjë që mbetet një pasuri informacionesh bazike për të ardhmen e  tyre. Gjithçka duhet të shkoj në mënyrë  graduale.

P.S.Përderisa,ne jemi të vetëdijshëm planprogramet që  kanë në këtë fazë janë tejet të komplikuar dhe  fëmijët mund të  hasin në vështirësi.Kjo,duke e ditur  jo të gjithë fëmijët kanë kapacitet të mjaftueshëm t’i marrin mësimet brenda klasës, e parë një  problematikë tek ata. Prandaj,prindërit janë të detyruar brenda ambientit shtëpiak me asistu dhe t’u ndihmojnë atyre.

P.S.Fëmijët janë të prirur  për të bërë krahasimin social.Ky  është modeli  tyre ku ata nisin veçanërisht prej shkollës dhe vazhdojnë kapacitetet e tyre të tjera gjatë jetës.Si dhe, pritëshmëritë e të tjerëve : prindërve,mësuesve,shokëve…me gjasë duke mbjellur  zhgënjim  për  një fëmijë.

 Dhe çfarë ndodhë tek fëmija? Krijohet një aversion shumë i madh, fillojnë dhe refuzojnë shkollën duke rezultuar me probleme emocionale.Mbi të gjitha,duhet të kuptojmë një gjë: ne nuk kemi të drejtë të ndërpresim fëmijën në një vit më herët.Ne shohim fëmijët në klasë të parë nga shkathtësitë adaptive ndryshojnë. Prandaj, jo të gjithë fëmijët janë të gatshëm të vijojnë shkollën me rregull.Disa prej tyre,  kur të fillojnë të zhvillojnë procesin mësimor, fillojnë të krijojnë disa nga mekanizmat mbrojtës me mundësi të refuzimit të shkollës për shkak se akoma nuk janë të gatshëm ende për t’a filluar edhe po të kenë mbushur moshën gjashtë vjeç.Për këtë duhet të kemi kujdes me pjekurinë dhe gatishmërinë, komponente  të cilat mund kenë efekte afatgjatë në zhvillimin e fëmiut në shkollë dhe potencialisht në zhvillimin e karrierës në të ardhmën.

 Përveç kapaciteteve zhvillimore, ne kemi fëmijë të cilët kanë çrregullime pervasive apo cregullime neurozhvillimore në kuadër të cilave mund të bëjnë pjesë si: ADHD, i cili ka një manifestim mjaftë të rëndë tek fëmija Andaj, në ato raste duhet të intervenohet nga psikologu i shkollës, edukatorja apo mësuesja e klasës. Në mënyrë që të zbatojnë teknika në aspektin e rregullimit emocional dhe të sjelljes që bëjnë fëmijën të jetë i gatshëm, por jo domosdoshmrisht  në moshën gjashtë vjeç.Pastaj, çrregullimet e ankthit social ndër këto, mutizmi selektiv,veç tjera. Tjetra,ankthi i ndarjes e hasur tek parashkollorët po edhe tek disa fëmijë pasi të kanë filluar me klasën e parë.Çrregullime në të nxënë në komorbiditet me të tjera vështirësi të cilat mund ti vërejmë dhe t’i masim gjatë punës me fëmijë.Kjo, është edhe një arsye përse ne psikologët ndonjëherë kemi një rekomandim të prolonguar, në mënyrë që t’u themi prindërve dhe mësimdhënësëve pasi disa nga ata të bëjnë vizita sistematike.Këto të cila, na qojnë në vlerësime të sakta nëse fëmiu nuk është i gatshëm të filloj shkollën në moshën gjashtë vjeçare, ai të paktën do të jetë i gatshëm të filloj në moshën shtatë vjeçare.Për këtë,si profesionist mundohemi t’i vetëdijsojmë prindërit që fëmijës t’i japim  një shancë edhe për një vit, që ai të fitoj bazë dhe pjekuri si dhe t’a kursejmë nga përgjegjësitë që kanë me fillimin e klasës së parë.

Andaj, besoni fëmijës tuaj duke njohur me nevojat dhe vështirësite e tyre.Kushtojeni vëmendjen. Shtoni kujdesin duke respektuar limitet të cilët fëmijët i kanë.Atëherë, ne duhet të funksionojmë në kuadër të atyre limiteve.

Urojmë një proces të mbarë të regjistrimit për nxënësit tanë.Gjithëherë, duke respektuar parametrat e vlerësimit psikologjik.Me dëshirë që të gjithë fëmijët të fillojnë një vit të mbarë shkollor!

Mr.sc.HabibeLlabjani-   Psikologe                             

Maj,2021

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img