17,11,2024

VIDEO – Bujku nga Ferizaj, eksporton fruta të thara në Zvicër

Must Read

Bujqit e Ferizajt tashmë kanë filluar me angazhim për blegtori por edhe për kultivimin e pemëve të imta siç janë dredhëzat.

Mirëpo, këta bujq ankohen se nga Ministria e Bujqësisë nuk u janë paguar mbi 700 mijë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e vitit të kaluar.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami tha se gjatë vitit të kaluar, territori i komunës së Ferizajt ka pasur të reshura të shumta me breshër, të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në kulturën bujqësore.

“Ne si qeverisje lokale kemi krijuar komisionin. I njëjti komision ka dalë në terren dhe ka bë vlerësimet dhe për secilin fermer veç e veç ka bërë dosje të veçanta të cilat janë dorëzuar në Ministri të Bujqësisë dhe të Zyra e Kryeministrit. Dëmet janë afërsisht 700 mijë euro në tërë territorin e komunës sonë.”, ka thënë ai.

Naim Shatrolli i cili kultivon dredhëza thotë se shitjen e tyre zakonisht e bën në tregun e Zvicrës.

“I marrim këto si fruta, i thajmë në disa makina që i kemi sjellë nga Zvicra edhe i eksportojmë për Zvicër. Duke e marrë parasysh se është një tokë shumë pjellore këtu kemi marrë disa nga mostra nga këtu i kemi dërguar në institutin e Cyrihut në Zvicër dhe ka dalë toka më e ngrohtë se në Zvicër.”, tregon ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img