17,11,2024

Veseli: Korrupsioni dhe nepozitmi po tentojnë të thellohen në Kosovë

Must Read

Në ceremoninë e mbylljes së projektit të financuar nga BE-ja për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit të dhunshëm si dhe luftës kundër pastrimit të parave kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se Kosova ka arrit një progres në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, por problem sipas tij mbetet korrupsioni dhe nepotizmi që sipas tij, po thellohen.

“Korrupsioni dhe nepotizimi po tentojnë të thellohen në Kosovë dhe nuk kemi arrit ta ndalim, kjo duhet të ndërpritet, sepse po e pengon shoqërinë dhe shtetin tonë, ngaqë kjo është një pafytyrësi”, tha Veseli duke shtuar se hajnat e kanë vendin në burg e jo në shtet.

Veseli tha se mentaliteti korruptiv është duke rrënuar shtetin e Kosovës. Kreu i Kuvendit tha se Kosova nuk ka rini për të humbur në perëndim, ndërsa shtoi se liberalizimi i vizave është i nevojshëm dhe duhet të ndodhë. Ai pati edhe një porosi për zyrtarët e BE-së lidhur me këtë çështje:

“Nuk jemi më të mirë as më të këqij se ju”, tha Veseli duke iu referuar faktorit evropian.

Ndërsa, Ricardo Serri nga zyra e BE-së theksoi se terrorizmi dhe radikalizmi ka qenë një problem në Kosovë, andaj ka pasur nevojë për këtë mbështetje për policinë e Kosovës dhe institucionet e saja.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi ka nënvizuar rëndësinë e këtij projketi për luftën kundër korrupsionit dhe ekstremizmit.

“Të gjithë e dimë rrezikun e ektremizmit që ka karakter ndërkombëtar, por edhe korrupsioni nuk është veç një vepër penale, bën edhe shaktërrimin e një vendi”, tha Sardi.

Këto komente ambasadori Sardi i bëri në ceremoninë e mbylljes së projektit të financuar nga BE-ja për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit të dhunshëm si dhe luftës kundër pastrimit të parave. /KP/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img