03,07,2025

Vendi më paqësor në botë

Must Read

Sipas një instituti studimesh me qendër në Sidnej, “Instituti për Paqen dhe Ekonominë”, kostoja e konflikteve ka pasur pasoja të jashtëzakonshme në ekonomitë botërore. Studiuesit kërkuan që më shumë para të shpenzohen në ndërtimin e paqes.

Raporti zbulon se bota është bërë 0.28 për qind më e paqtë vitin e shkuar. Kjo ka ardhur nga një rënie e dhunës shtetërore, përfshirë torturën, vrasjet pa gjykim dhe një rënie të shkallës së vrasjeve. Efekti i vonuar i tërheqjes së trupave amerikane dhe britanike nga Afganistani ka ndikuar në këtë përfundim

Por trendi nuk është i tillë brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një rritje e vrasjeve dhe një nivel më i lartë i krimit ka bërë që perceptimi i paqes të njohë rënie. Ndërsa niveli i terrorizmit është rritur në Europë, kontinenti mbetet rajoni më paqësor në planet.

Numri i vendeve me një bilanc më të rënduar vdekjesh nga terrorizmi ka shkuar në 23. Mes tyre Danimarka, Suedia, Franca dhe Turqia. Kërkuesit kanë arritur në përfundimin se 60 për qind e vendeve kanë një shkallë më të lartë terrorizmi sesa 10 vite më parë.

Kërkimi nuk përfshin periudhën e sulmit në Manchester të Britanisë së Madhe, muajin e shkuar. Ndërkohë, rritja e mbështetjes për populizmin në Europë, sipas raportit korrespondon me një përkeqësim të niveleve të paqes, teksa rritet pabarazia e pasurisë, liritë e mediave tkurren dhe pranimi i të drejtave të të tjerëve nga ana e njerëzve duket se po vështirësohet.

Siria është vendi më pak paqësor në botë për të pestin vit radhazi. Para shpërthimit të luftës civile atje, Siria klasifikohej si vendi i 65-të mes atyre më pak të paqtëve. Katër vendet e tjera më të dhunshme janë Afganistani, Iraku, Sudani Jugor dhe Jemeni. Në anën tjetër, Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, një vend që e mban këtë rekord që prej vitit 2008. Katër vendet e tjera më paqësore janë Zelanda e Re, Portugalia, Australia dhe Danimarka.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img