17,05,2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Ferizaj

Must Read

Në sheshin “Hyrë Emini”, nxënës të shkollave fillore të komunës së Ferizajt, shënuan 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke performuar me kupa plastike.

Iniciatorja e këtij organizimi, Albulena Nuredini, tha se për këtë aktivitet është frymëzuar nga Shqipëria, ku disa të rinj përmes kësaj performance arritën të hyjnë në librin Guinness.

“Jam nxitur prej Shqiprisë, që e kanë bërë pak para dy muajsh, që u futën në librin Guinness me prezantimin e këngës Cup Song, natyrisht janë bërë disa përpjekje edhe në vendet tjera për ta prezantuar në formën më të mirë, sepse të mbledhësh numër të madh të nxënësve dhe aq më shumë ritmikisht me i koordinu sepse ajo nxjerrë në pah aftësinë e nxënësve, talentin shumë specifik për muzikën”,tha Nuredini.

Nuredini tha se shpeshherë të rriturit harrojnë të punojnë për fëmijët duke e vendosur egoizimin e tyre para gjithçkaje.

“Tani është 1 qershori dhe po vazhdon vëmendja që është tek fushata zgjedhore, fatkeqësisht të rriturit harrojnë që gjithçka duhet të punojnë dhe të bëjnë për fëmijët, por zakonisht egoizmi i të rriturve del i pari në pah dhe harrojmë që fëmijët janë të parët dhe në këtë ditë të ketë më shumë vëmendje”,tha Nuredini.

U tha se kujdesi ndaj fëmijëve nuk duhet të jetë vetëm më 1 qershor, por çdo ditë. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img