27,07,2024

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Must Read

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË për personat fizik dhe juridik që REFUZOJNË regjistrimin, përkatësisht personi i cili refuzon t’i jap të dhënat që i kërkon regjistruesi ose personi tjetër i autorizuar për Regjistrim ose me vetëdije jep informata të pakompletuara dhe të pasakta, dënohet me gjobë si vijon:

2.1. Personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë në shumën prej tridhjetë (30) euro deri në dymijë (2,000) euro;

2.2. Personi fizik që ushtron biznes individual, dënohet me gjobë në shumën prej dyqind (200) euro deri në pesëmijë (5,000) euro;

2.3. Personi juridik dënohet me gjobë në shumën prej pesëqind (500) euro deri në njëzetmijë (20,000) euro.

Andaj, duke qenë në ditët e fundit të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nëse deri më tani NUK JENI REGJISTRUAR, ju lutem të kontaktoni Komisionin Komunal për Regjistrimin e Popullsisë, në këtë numër telefoni +383 46 190 306 ashtu që ta lehtësojmë qasjen e regjistruesve në vendbanimin/ekonominë tuaj familjare.

Planifiko të ardhmen, REGJISTROHU!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img