19,11,2024

Turqi, vriten nëntë pjesëtarë të forcave turke të sigurisë

Must Read

Të paktën nëntë ushtarë ranë dëshmorë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm të kryer nga pjesëtarët e organizatës terroriste PKK në orët e vona të natës së kaluar në provincën juglindore të Turqisë, Agri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Guvernatorit në Agri tha se një grup i terroristëve të PKK-së mbrëmë kanë kryer sulm të armatosur ndaj forcave turke të sigurimit në fshatin Gokcebulak të malit Tendurek.

Nga sulmi mbetën të vrarë të paktën shtatë roje të mbrojtjes territoriale lokale dhe dy ushtarë ndërsa tre ushtarë të tjerë u plagosën.

Ushtarët e plagosur u dërguan në spitalin shtetëror në Dogubajazit.

Forcat turke të sigurisë kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e terroristëve, ndërsa në të janë kyçur edhe forcat ajrore.

Organizata separatiste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian, ndërsa bëhet fjalë për një grupim e cila për më shumë se tre dekada udhëheq një fushatë të armatosur kundër Turqisë.

Aktivitetet terroriste të PKK-së janë intensifikuar në korrik të vitit të kaluar, ndërsa forcat e sigurisë turke që nga fundi i vitit të kaluar kryejnë operacione të gjera anti-terroriste në mbarë Turqinë dhe në veri të Irakut.

Deri më tani në këto veprime, kanë rënë dëshmorë 600 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe janë vrarë më shumë se 7.700 terroristë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img