08,05,2024

Vdes në Tiranë, nëna shtatëzanë, urgjenca ishte mbyllur

Must Read

Familjarët e 35-vjeçares , që ishte paraqitur mbrëmë në spital në orën 21:00 kanë akuzuar mjekët se asaj nuk iu dha ndihmë mjekësore, por u la të sorollatej nëpër spital sepse Urgjenca e Maternitetit ishte e mbyllur: “E mbyllur me kyç!”

Gruan e çuan në QSUT, sepse mjekët dyshuan se kishte probleme me zemrën dhe pastaj në Senatorium, sepse dyshuan se kishte ftohje.

Kunati i viktimës, z.Çajka tregon:

Pati komplikacione në shtëpi dhe e sollëm në maternitet në gjendje të rënduar. As 10 minuta nuk mbajti rruga. E sollëm por Urgjenca ishte e mbyllur me kyç. Pritëm 20 minuta që të hapej. Kunata ime ishte aty dhe nuk kishte as ku të ulej, s’kishte as stol. Nisi të villte.

Infermierja erdhi dhe mori një mjeke në telefon dhe i tha: “Eja se kam një paciente me të vjella dhe nuk i duroj dot të vjellat.”

Erdhën mjeku dhe mjekja pas gjysëm ore.

E mbajtën brenda nja 10 minuta dhe e pyetën ku të dhemb. Ajo dhe as nuk e dinte tamam. Kunata mund të fliste.

E çuam në QSUT dhe i bëmë të gjithë analizat, gjysmat tek Spitali Amerikan për shpejtësi. Tensionin e kishte 5 me 3, ishte nxirë. Doli e pastër nga zemra. Shkuam në Senatorium dhe doli e pastër. Mbërritëm në maternitet në orën 2:00 se nuk jemi vonuar. Kemi ardhur me ambulancë, me oksigjen dhe doktoreshën me oksigjen. Kemi ardhur me ambulancë me dyer të hapura, se nuk kishte oksigjen. E kishin lart dhe për ta marrë u duhej 20 minuta!!!

Erdhi mjeku kirurg më vonë dhe në orën 5 të mëngjesit na dhanë këtë shpjegim: Fëmija është i vdekur, të ndërhyjmë të shpëtojmë të madhin!”

Vëllai i gruas së ndjerë tha se familja jetonte në Itali dhe gruaja kishte dhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img