26,04,2024

Trembëdhjetë vite burgim dhe konfiskim i pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë prej 1.5 milion €

Must Read

Trembëdhjetë (13) vite burgim dhe konfiskim i pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë prej 1.5 milion € ndaj të akuzuarve A.A, I.R dhe A.Xh për veprën penale mundësimi i prostitucionit dhe shpëlarje parash

Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Agim Maliqi, të hënën 4 prill 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve A.A, I.R dhe A.Xh, të cilit në bazë të aktakuzës së Prokurorisë së EULEX-it, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale mundësimi i prostitucionit nga neni 201 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës, veprën penale Shpërlaje e parave nga neni 32 paragrafi 2 nën paragrafi 2.4 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, si dhe për veprën penale krimi i organizuar nga neni 274 paragrafi 3 të KPK-së, dhe për këtë:

  • i pandehuri i parë A.A është shpallur fajtor dhe është gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëdhjetëmijë (50.000) €,
  • i pandehuri I.R, është gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzetmijë (20.000) €,
  • i pandehuri A.Xh, është shpallur fajtor dhe është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzetmijë (20.000) €

Trupi gjykues në këtë rast, ka marr vendim për konfiskim në mënyrë të përhershme të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e të pandehurit A.A, I.R dhe A.Xh, meqë është vërtetuar se është dobi pasurore e fituar nga kryerja e veprave penale të shpallur fajtor, vlera e të cilave është mbi 1.5 milion €, dhe atë nëntë (9) vetura, të tipit VW, dy vetura të tipit BMW, e po ashtu dy banesa në Ferizaj, një parcelë toke në fshatin Babush dhe një në Brezovicë, motelin Nata në fshatin Prelez të Muahxherëve, si dhe e tërë shuma e depozituara në xhirollogaritë bankare të të pandehurve

Kurse sa i përket veprës penale krimi i organizuar nga neni 274 paragrafi 3 të KPK-së trupi gjykues në mungesë të provave dhe konform nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 ka liruar nga akuza të pandehurit në këtë rast.

Të pandehurit akuzohen se nga muaji shkurt 2005 deri në maj 2012, në bashkëkryerje kanë organizuar rrjetin e prostitucionit në një motel në fshatin Prelez i Muhaxherëve – Komuna e Ferizajt, i cili ka punuar me emra të ndryshëm, dhe me pronar të ndryshëm ashtu që organizimi është bërë në atë mënyrë që të pandehurit u kanë dërguar të holla femrave në Ukrainë, e të cilat pasi që janë regjistruar në Kosovë kinse punojnë në cilësinë e kamerierëve, kanë ushtruar veprimtarinë e prostitucionit, me çka ka rezultuar që të pandehurit kanë përfituar një shumë të madhe parash të cilat i kanë konvertuar në blerjen e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme përkatësisht duke bërë shpëlarjen e këtyre parave nga veprimtaria e jashtë ligjshme”

Konform nenit 367 paragrafi 2 të KPPK-së, trupi gjykues vendosi që të akuzuarve A.A, I.R dhe A.Xh t’iu vazhdojë masën e paraburgimit, i cili do të zgjasë derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img