27,12,2024

Thaçi për Reuters: Serbia synon aneksimin e Veriut të Kosovës me modelin e Krimesë

Must Read
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Thaçi ka folur edhe problemin e fundit në mes Kosovës e Serbisë që u shkaktua me trenin që ilegalisht deshi të kalojë kufirin.

Ai e ka quajtur veprimin e Serbisë provokim me qëllim që më pas të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë dhe të aneksojë pjesën veriore të Kosovës.

“Qëllimet e Serbisë janë që të përdorë trenin, të dhuruar nga Rusia, fillimisht për ta shkëputur pjesën veriore të Kosovë dhe më pas t’ia bashkojë Serbisë. Është modeli i njëjtë si në Krime”, pohoi Thaçi.

Reuters ka cituar edhe presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili pohoi se nëse sulmohen serbët në Kosovë, ai do të dërgonte ushtrinë menjëherë.

“Nëse janë duke vrarë serbë, ne do të dërgojmë ushtrinë, të gjithë ne do të shkojmë, edhe unë vet do të shkojë, nuk do të ishte hera ime e parë”, pohoi Thaçi, i cili ishte ish-anëtar i partisë ultranacionaliste serbe të radikalëve dhe në vitet 90-ta kishte luftuar krah paramilitarëve në Kroaci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img