23,02,2025

Thaçi: Nëse BE nuk na hap dyert, fillojnë veprimet institucionale për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nëse BE-ja vazhdon izolimin e Kosovës, do të shqyrtohet mundësia për veprime institucionale apo referendume për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Thaçi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ideja për korrigjimin e padrejtësive historike për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e sensibilizuar deri më tani.

“Edhe në takimin e Berlinit as që është mbyllur ndonjë ide, por as që është prezantuar ndonjë alternativë e re. Diçka të tillë do të vazhdojë të prezantojë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Kosovës ka thënë se pas vonesave që Bashkimi Evropian po i bënë Kosovës ka ardhur koha të mendohet seriozisht për ndërmarrjen e hapave institucional për bashkim kombëtarë.

“Këtë mund ta bëjmë çoftë përmes rezolutave në kuvendet e dy vendeve tona, apo përmes referendumeve në Kosovë dhe Shqipëri, gjithmonë duke përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

Thaçi ka shtuar më tej se nëse BE nuk i do dy shtetet shqiptare me dy flamuj në gjirin e saj, atëherë le ta pranojë vetëm një flamur.

I pari i Kosovës ka thënë se Kosova nuk e ka alternativë Turqinë, Rusinë apo Kinën, por ka alternativ bashkimin me Shqipërinë./Telegrafi/-Sponzor-

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img