29,04,2024

Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj tetë (8) të dyshuarve

Must Read

Ferizaj – 30 maj 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.S, dhe V.S,1. shtetas të Republikës së Shqipërisë për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale kontrabandimi i mallrave nga neni 317 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 pragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale tregti e ndaluar nga neni 305 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPKR-së, ndërsa për të pandehurit B.M, H.D, D.H, A.Z. M.A dhe L.R, shtetas të Republikës së Kosovës të dyshuar për kryerjen e veprës penale të kryer në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ka refuzuar kërkesën për caktimin e msës së paraburgimit dhe të njëjtëve u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Të pandehurit B.M, H.D, D.H, dhe A.Z dyshohet se më 01.01.2018 në vazhdimësi në pikënkufitare në Vërmic – Prizren, në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtar – zyrtar dganor, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, tejakalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbushin detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, në atë mënyrë që lejojnë që personat S.K, A.H, V.S, V.S.1. M.A, L.R, dhe bashkëpunëtorët e tyre, të kontabndojnë dhe shmangin kontrollin doganorë të mallrave përkatësishtë ciagare pa banderola.

Ndërsa të pandehurit V.S, M.A, V.S,1, dhe L.R, me veprimet e përshkruara më lartë, dyshohet sekanë kryer veprën penale kontrabandimi i mallrave nga neni 317 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 pragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale tregti e ndaluar nga neni 305 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPKR-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, caktimin e masës sëparaburgimit, dhe msën e arrestit shtëpiak ndaj te dyshuarve, e ka caktuar konform dispozitave të KPPRK-së në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img