21,12,2024

Tahiri: Opozita të lërë bojkotin, të vijë në tryezën e reformës zgjedhore

Must Read

Tahiri i është përgjigjur kërkesës së PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen në tryezën e reformës zgjedhore.

“Është bunkeri i atyre që nuk duan drejtësi, bunkeri i ish pushtetëarve të tjerë, ish ministrave të tjerë që sot duan prapë pushtet. Ne kemi vetëm një ofertë, që nuk është e jona po e shqiptarëve. Tryeza për reformën në sistemin e drejtësisë, aty ose bashkohemi ose ndahemi. Ose duam Shqipëri më të drejtë ose nuk lejojmë të kthehemi pas. Ajo është e vetmja tryezë që garanton cc’lloj Shqipërie duam. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kusht i domosdoshëm që me të drejtë mund ta kërkojë kushdo. Po ka një tryezë ku trajtohet kjo ccështje, është tryeza e reformës së sistemit zgjedhor. Ajo është një tryezë ku opozita mund të vijë, të lërë mënjanë bojkotin dhe të bjerë dakord. Po në asnjë vend të botës demokratike mund të ccohet ish qeveria dhe të thohet dua të jem prapë në pushtet. Kjo nuk lejohet”, tha ministri Tahiri.

Ministri i Brendshëm tha më tej se përballë atyre që e duan Shqipërinë të drejtë qëndrojnë ata të ngujuar në ccafër që nuk duan drejtësi, që deri dje ishin në pushtet.

“Kjo është arsyeja pse sot përballen dy botë, ne dhe shumica e shqiptarëve, mbi të gjitha të rinjtë që duan Shqipëri më të drejtë, me që të gjitha bazohen te reforma e drejtësië dhe ata që janë përballë dhe që sot janë ngujuar në një ccadër dhe nuk duan shtet, nuk duan drejtësi, nuk duan reformën në drejtësi po atë që lanë, një Shqipëri të shkatërruar dhe sunduar nga padrejtësia. Deri dje në pushtet, sot bërtasin me të madhe duam të vijmë prapë në pushtet. Deri dje dhe sot ata do vazhdojnë të refuzojnë reformën në drejtësi. E vetmja gjë që duan është ta shtyjën e të mos bëhet kurrë reforma në drejtësi, gjyqtarët dhe prokurorët të mos kalojnë kurrë vettingun”, tha Tahiri. / Top Channel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img