20,12,2024

Stresi: Si u arratisa nga komisariati i policisë. Flet dhe për Noizy-n

Must Read

Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur me emrin  “Stresi” ka treguar në emisionin  “Zonë e Lirë”, në Televizionin Klan, se si mundi t’i arratisej policisë një vit më parë, kur u shoqërua në komisariatin numër 3 për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

Ngjarja, e cila daton në shkurt të 2015-ës është risjellë nga Stresi i cili ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e tij duke ju fshehur policisë.

“Policët më thanë hiq rripin, lidhëset e këpucëve. I thash, po mirë të pimë një cigare të paktën. Kur ka hapur derën e korridorit polici u kthye në zyrë se e thirri një koleg. Ishte moment 2-3 sekonda. Unë ika, u hodha nga kati i dytë, nga dritarja e hapur që ndodhej në korridor. Isha pa këpucë, isha zbathur. Ishte 3-4 metra lartësi, rashë sipër makinës së policisë. Kam vrapuar drejt portës të komisariati, polici i dezhurni më ka parë, ishte si duket i moshuar. Binte shi. U largova menjëherë, kam dalë tek Cirku mbrapa tek tuneli dhe kam hipur në taksinë e parë që më doli. Më ka çuar tek gjyshja tek fresku. S’i kam treguar gjë, kam fjet gjumë. Të nesërmen jam çuar në 6 të pasdites, kur kam parë lajmet që kanë dalë për mua. Kam marrë rrugën për në bllok, kam ndenjur në një shtëpi private deri të nesërmen në mëngjes. Doja të ikja në Mal të Zi”

Më tej këngëtari tregoi se si ka thurur planin e arratisjes nga Shqipëria për të cilin thotë se është mbështetur nga të dy prindërit e tij.

“Ishte skema ime, kishim bërë çdo gjë gati. Kalova me çizme peshkatari të gjata në lumë. Ishin kundra ujit po gjithsesi uji hyri, kemi ecur rreth 45 minuta në ujë të ftohtë. Isha me dikë që më kapte me litar, isha vetëm me zotërinë që më ndihmoi dhe më priste familja në anën tjetër. Ika në Kroaci, nga andej në Slloveni, kam qenë i shoqëruar nga dy prindërit e mi që s’më kanë lënë vetëm, kanë rrezikuar për fëmijën e vet”.

Plagosja e Noizyt, Stresi: Nuk duhet të humb jetën asnjeri për muzikë

Arjan Çani: Ti pate një reagim në Instagram për sherrin ku mbeti i plagosur Noizy, ti thua për hajër Ylber Abdullahu , ata janë mësuar duke u rrahur, R.I.P pussy boy, ku I ke ata 30 vetë?

Stresi: Nuk e kam idenë se kush e ka shkruar, nuk jam unë, unë i kam kaluar më parë këto lloje situatash, për Babastars respekt kam për Cozman dhe Getin. Mua nuk më intereson më. Nuk duhet që të humb jetën njeri për këtë muzikëstresii-2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img