Normalisht, urina përmban kristale në sasi të vogla. Me rritjen e këtij përqendrimi, urina tejngopet dhe një pjesë e kristaleve nuk arrijnë më të jenë në gjendje të tretshme në urinë, duke precipituar në zona të caktuara të veshkës.
Këto precipitate priren të bashkohen me njeri-tjetrin, duke formuar atë që ne quajmë gur në veshka. Më poshtë janë disa nga trajtimet që ju vijnë në ndihmë dhe që mund të aplikohen në kushte shtëpie, duke qenë se janë produkte ushqimore.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës njihet për përfitimet e saj të shumta, duke përfshirë edhe trajtimin e gurëve në veshka, duke ndihmuar në shpërndarjen e tyre dhe lehtësuar kësisoj dhimbjen. Ju mund të zgjidhni uthull organik të mollës në mënyrë që ta bëni atë më efektiv. Rekomandohet të përzihet me ujë dhe mjaltë dhe të konsumohet 2 deri 3 herë në ditë.
Fasulet
Për shumëkush mund të duket qesharake, por fasulet mund të jenë të dobishme, po ashtu për trajtimin e gurëve në veshka. Fakti që kanë formën e veshkave mund të tregojë se mund t’ju shërojë ju dhe veshkat tuaja. Lëngu i përfituar prej tyre shërben për të lehtësuar dhimbjen që sëmundja shkakton.
Shega
Meqenëse jemi në prag të stinës së vjeshtës, janë jo të paktë ata që e duan shegën, jo vetëm për shkak të shijes që ka, por edhe për shkak të përfitimeve të ndryshme shëndetësore. Sipas ekspertëve, shega mund të jetë gjithashtu efektive në heqjen e gurëve të veshkave.
Lëng limoni me vaj ulliri
Ka shumë njerëz që kanë përdorur kombinimin e lëngut të limonit me vaj ulliri në të kauarën, për të kuruar problemet e mundshme me fshikëzën e tëmthit.
Aktualisht, kjo mund të përdoret si një ilaç për gurët në veshka. Në thelb, natyra acidike e lëngut të limonit ndihmon në thyerjen e gurëve të veshkave. Vaj ulliri në anën tjetër parandalon rritjen e gurëve në veshka.
Ushqimet e pasura me kalcium
Kalciumi i marrë nga ushqimet përthithet gjatë tretjes në zorrë. Trupi e përdor këtë mineral për shumë funksione të rëndësishme. Çdo tepri që është përthithur nxirret jashtë nëpërmjet veshkave. Pjesa më e madhe e kalciumit në dietë vjen nga qumështi dhe nënproduktet e tij të tilla si kosi apo djathi.