29,04,2024

Ferizaj: Minsitri Ismaili premton avancim të sektorit të shëndetësisë

Must Read

Në organizim të degës së PDK-së në Ferizaj, gjatë ditës ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismalili, ka takuar punëtorët shëndetësor të Spitalit rajonal të Ferizajt.

Ai shoqërohej nga kreu i Ferizajt Agim Aliu, deputeti Elmi Reçica, si dhe kandidatët për deputet nga ky subjekt, Bajrush Xhemaili, Mustafë Grainca, Mexhide Mjaku-Topalli dhe Gazmend -Bytyçi.

Me këtë rast ka shpalosur vizionin zhvillimor të kësaj ministrie, ndërsa ka paralajmëruar nënshkrimin e një marrëveshjeje me komunën e Ferizajt për fillimin e ndërtimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.Madje ka shtuar se për 18 muaj ia kanë dalë që të realizoj shumë punë e që ndikimin e kanë pasur në avancimin e shërbimeve, duke u ndalur veçmas edhe te veprimi për stopimin e keqpërdorimeve,por edhe avancimin e shërbimit të stentimit si dhe sëmundjeve cerebrale.
Në anën tjetër kryetari i Ferizajt Agim Aliu, në fjalën e tij u ka premtuar mbështetje personelit të Spitalit, ndërsa e ka falënderuar ministrin për përkushtimin që ka për Ferizajn, duke përmendur me këtë rast spitalin dhe fillimin e ndërtimit të objektit të ri të QKMF-së .
Tutje ministri, Ismaili, ka përmendur vazhdimin e dy projekteve madhore atë të subvencionimit të barmave për të gjithë të sëmurit kronik dhe miratimin e ligjit për sigurime shëndetësore.
Për më tepër në këtë takim u kërkua edhe nevoja për përkrahje me qëllim që punët e nisura të përfundojnë ashtu siç janë planifikuar.Këtë kërkesë e adresuan ministri Ismaili por edhe deputeti Reçica.Bile kanë thënë se kjo arrihet vetëm nëse në krye të Qeverisë vije kryetari i partisë Kadri Veseli.

Ky takim hynë ë kuadër të turit të takimeve që ministri Ismaili po i zhvillon me punëtorët shëndetësor nëpër qendrat e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img