25,04,2024

Shumë shpejt pritet të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për Dhënien e Dekoratave

Must Read

Sipas drejtores së Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për Dhënien e Dekoratave, do të ndryshohet tek pika e 7 neni i 7 i rregullores së mëparshme.

“Pika e 6 e nenit 7 të rregullores bazë 01.Nr.27 e datës 31.05.2015 neni 7, hiqet në tërësi. Ndërkaq pika 7 e nenit 7 riformulohet në tërësi si titullin “Nderi i Qytetit” e jep Kryetari i Komunës me vendim të posaçëm dhe sipas procedurave të parapara me protokollin e Zyrës së Kryetarit. Ndërkaq paragrafi i nenit 21 të Rregullores bazë riformulohet si vijon ”Propozimin për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” mund ta bëjë Kryetari i  Komunës ,1/2 e anëtareve të Kuvendit të Komunës dhe 1000 qytetare të Komunës së Ferizajt”, ka thënë drejtorja Xhemile Murati-Shabani.

Poashtu qytetaret ferizajas, por edhe shoqëria civile vërejtjet, dhe sugjerimet e tyre sa i përket ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores për Dhënien e Dekoratave, mund t’i përcjellin edhe përmes e-mail adresës: info.ferizaj@rks-gov.net si dhe përmes kërkesës zyrtare tek Zyra Pritëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img