05,05,2024

A duhet të lejohet tërheqja e 30 për qind të mjeteve të Trustit? Flet deputeti i Listës Guxo

Must Read

Tërheqja e 30 për qind të mjeteve të Trustit po vazhdon të kërkohet nga partitë opozitare.Kjo po shihet si metodë për të tejkaluar sadopak krizën ekonomike në Kosovë, derisa rritja e çmimeve po vazhdon.

E kundër kësaj nisme të opozitës është Qeveria, e cila nuk e sheh si zgjidhje të krizës këtë.Si zgjidhje permanente tërheqjen e mjeteve të Trustit nuk e sheh as deputeti i Listës Guxo, Burim Meta.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se nuk është e arsyeshme që të bëhet kjo tërheqje, derisa sipas tij, Qeveria po bën politika fiskale interesante.

“Qeveria po bën politika fiskale interesante, është duke bërë politika ekonomike për t’i ndihmuar qytetarët. Duke pasur parasysh që 50 për qind e qytetarëve nuk mund të marrin më shumë se 50 euro ndërsa ata që kanë më shumë nuk i tërheqin hiç, po mendon që qeveria duhet të kujdeset që t’ua kursejë paratë atyre për pension. Nuk mendoj që është zgjidhje permanente”, është shprehur Meta për Gazeta Blic.Ndërsa, sa i përket pakos ndihmëse të Qeverisë me nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, studentët dhe pensionistët e mos daljen e parave për punëtorët e sektorit privat, ai thotë se qytetarët janë të kënaqur dhe se së shpejti do të dalin për të gjithë ata që kanë aplikuar e që janë të regjistruar si punëtorë.

“I marrin, secili punëtor që është i lajmëruar do t’i marrë paratë. I kanë pritur me padurim qytetarët dhe me të vërtetë kanë qenë të kënaqur dhe kanë pritur se kur po ju dalin, shto kësaj edhe komponentën e studentëve, mendoj që është vendim i mirë i qeverisë, sado që të jetë ajo ndihmë, mendoj se ka zënë vend”, ka potencuar deputeti i Listës Guxo, Burim Meta.Kujtojmë që deputeti Meta ka kërkuar që ambasadori Martin Berishaj të lirohet nga detyra, pas publikimit të skandalit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img