23,12,2024

Shqiptari s’do të kthehet në vendlindje, ka frikë nga hakmarrja

Must Read

Atë e mbron punëdhënësi, Thomas Heuser. Pronari i një ferme të hortikulturës ka vetëm lëvdata në drejtim të shqiptarit.

“Ai gjithmonë vinte në punë me rregull. Ai ka paguar qiranë e tij dhe unë nuk mund të kuptoj se pse ai do të dëbohet. Unë do t’ia jepja atij një kontratë të menjëhershme dhjetë-vjeçare”, thotë Heuser, që e ka cilësuar shqiptarin si punëtorin më të mirë.

Në vendlindjen e tij ai nuk mund të kthehet në asnjë rrethanë, për shkak se përballet me një hakmarrje, praktikë që ende vazhdon në Shqipëri.

“Gëzim Hysa ka jetuar vetëm në nënën e tij, pasi atë e kishte braktisur bashkëshorti i saj. Ai dhe nëna e tij ishin dëbuar nga shtëpia, pasi kishte kryer një krim, duke vrarë një femër. Por, ai ka vuajtur dhjetë vjet burg në Shqipëri”, thotë punëdhënësi gjerman.

Megjithatë, në Shqipëri ende vlejnë zakonet e vjetra dhe ai frikësohet se kur të rikthehet në Shqipëri, e pret gjakmarrja.

Por, Gjykata Administrative në Dusseldorf ka bërë të ditur se ai nuk ka bazë se ai është i kërcënuar dhe kështu iu refuzua statusi i refugjatit.

Shqiptarët tashmë mund të dëbohen edhe në mes të sezonit të mbjelljes. “Gëzim Hysa menjëherë duhet të aplikojë për vizë pune, por ai nuk mund ta bëjë këtë, pasi ka kërkuar azil”.

Ai duhet të fluturojë në Ambasadën gjermane në Tiranë për të marrë leje pune, megjithatë gjasat që ai të punojë në Gjermani janë të vogla.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img