27,04,2024

Aktivistëve të Vetëvendosjes u vazhdohen masat për dy muaj

Must Read
Sulmi ndaj objektit te Kuvendit

Masat e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak u janë vazhduar të arrestuarve për sulmin në kuvend.

Lajmin e ka bërë të ditur për kallxo.com Tomë Gashi, avokati i Petrit Ademit.

Sipas Gashit, paraburgimi prej dy muajsh u është vazhduar Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Astrit Deharit, ndërsa edhe për dy muaj tjerë do të qëndrojnë në arrest shtëpiak Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Petrit Ademi.

Gashi tha se do të ankohet për vazhdimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij.

“Do të bëj ankesë sepse nuk ka asnjë arsye për masë sigurie,” tha Gashi.

Gjashtë personat u arrestuan më 30 gusht nën dyshimet për sulmin në Kuvend.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img