Udhëheqës të Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj ka kohë që intenzivishtë janë duke u përgtitur për fillimin e vitit të ri shkollor.
Në kuadër të kësaj përgatitje është bërë një punë ë madhe edhe me furnizimin e nxënësve të shkollave fillore me tekste mësimor.
Ky aktivitet ka përfunduar sot ku tekstet janë shpërndarë në të gjitha shkollat fillore të Ferizajt.
“Sot kemi përfunduar me shpërndarjen e teksteve mësimorë për 39 shkolla fillore dhe dy çerdheve publike. Edhe pse kishte një numër të madh të teksteve që janë shpërndarë punët kanë shkuar shumë mirë dhe tani pothuajse gjithçka është kompletuar” ka thënë Bashkim Bytyqi, zyrtar komunal në Drejtorin e Arsimit në Ferizaj.
Bytyqi ka bërë të ditur se brenda dy dite të gjitha shkollat do të furnizohen edhe me material higjenik .
“ Nga operatori ekonomik presim që Brenda dy dite të bëjë edhe furnizimin e të gjitha shkollave me material higjenik dhe kështu do të jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Pas kësaj ne po presim vetëm vëndimiet e MASH dhe IKSHP-së për udhëzime eventuale port ë gatshëm që të zbatohen të gjitha rekomandimet” ka thënë Bytyqi.