29,04,2024

Komuna e Ferizajt së shpejti do të renovoj objektin e Brigadës së Zjarrfikësve përmes programit të Efiçiencës së Energjisë

Must Read

Në mesditë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, pritën në takim drejtorin menaxhues të FKEE, Admir Shala. Arsyeja e këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Fondit Kosovar të Efiçiencës së Energjisë dhe Komunës së Ferizajt, që shtyen këtë të fundit në inicimin e projektit përkitazi me donacionin që rrjedh nga kjo marrëveshje.

E për këtë, qeverisja lokale, duke vlerësuar këtë program tejet të rëndësishëm, veçanërisht aplikimin e masave për efiçiencë t energjisë në ndërtesa publike, ka përgatitur projektin për renovimin e tërësishëm të objektit të tanishëm të Brigadës së Zjarrfikësve.

Marrëveshje të kësaj natyre për efiçiencën e energjisë janë zbatuar edhe në të kaluarën në Komunën e Ferizajt, duke gjetur aplikim kryesisht në objekte shkollore në disa fshatra të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img