05,05,2024

Një ferizajase delegate e Partisë Socialdemokrate për Zyrihun

Must Read

Shqiptarja Hava Kurti Krasniqi do të jetë pjesëmarrëse e deleguar e takimit politik, Dita e Partisë Socialdemokrate  që do të mbahet në Bazel në datat 17 dhe 18 tetor 2020.

Dita e Partisë së Partisë Socialdemokrate është aktiviteti më i lartë politik që do të mbahet në Basel këtë vjeshtë.

Krasniqi është gazetare dhe shkrimtare, që jeton në Kantonin e Zyrihut është përfshirë në shumë projekte shoqërore. Shumë e angazhuar në komunitet, ajo ka moderuar më shumë se dyqind takime me tematikën e integrimit dhe arsimimit. Vazhdon ti ruaj lidhjet edhe me Shqipërinë duke qene pjesëmarrëse edhe në aktivitete si Samiti i Diasporës si dhe në Takimet e AlbShkencës që mbahen çdo vit në Tiranë.

Në Partinë Socialdemokrate SP të Zvicrës është aktive që nga pranvera e këtij viti .

Për angazhimin e saj në SP ajo shprehet:  “Unë shumë më herët kam dëshiruar të jem pjesë apo zë politik në këtë parti sepse është një parti që respekton më së shumti të drejtën e mërgimtarit.

Për pjesëmarrje në këtë takim të nivelit të lartë që mbahet në sallën e Kongreseve më 17 dhe 18 tetor në Bazel, sigurisht se ndihem e nderuar për delegimin që më është bërë.

“Çfardo që do të prezantoj në të ardhmen në këtë parti, do të jetë për mirëqënien e të gjithëve, por sidomos të mërgimtarëve. Përveç se dua te sjell synimet e mia me projekte e ide në SP, unë dua që të informoj komunitetin tonë por edhe kulturat e tjera, se Partia SP është për mërgimtarët një mbështetje me vlera.

Kjo Parti angazhohet për një Zvicër të përbashkët, si dhe e dëshiron përfshirjen e shqiptarëve në politikë, e bën më të lehtë integrimin e tyre” tha ajo për “Diaspora Shqiptare”.

Do të shtoja se z.Cedric Wermuth si zëvendës President i Partisë SP mban kontakte të mira me politikanët shqiptarë, si dhe është bashkëkryetar i Grupit Parlamentarë Zvicër-Kosovë. Ai përcjell me shumë vëmendje rrjedhat politike në trojet shqiptare” përfundon Kurti

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img