19,05,2024

Shkolla e mesme për Agrobiznes dhe Teknologji po bëhet edhe me ambulancë veterinare

Must Read

Shkolla e mesme për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hajdini” në Ferizaj po bënë përgatitjet e fundit  që brenda  pak ditësh të kompletohet edhe me kabinetin e Veterinës, cabinet ky që u mundëson  nxënësve që punën praktike  ta kryejn brenda shkollës.

Drejtori I shkollës  Abdullah Imeri  pohon se ka pasur një përkrahje të mirë  institucionale prezantimi i këtij projekti  dhe se Klinika e tillë veterinare do të jetë  një cabinet modern i punës me nxënës, transmeton Televizioni Liria.

“Në shkollën e Agrobiznesit  ka vite që ekziston  drejtimi I veterinës  por zakonisht mësimi praktik është kryer nëpër ordinance private. Me inisiativën e veterinarëve, mësimdhënësve,  që I kemi  në shkollë dhe me përkrahjen  e  Drejtorive komunale ,duke filluar nga Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Financave  kemi ardhur deri te një projekt që këtu të bëhet një ordinancë veterinare dhe nxënësit ta kryejn drejpërsëdrejti këtu pjesën praktike, pra nxënësit të jenë akterët kryesorë të praktikës e që do tu ndohmojë më shumë që ata të jenë sa më të përgatitur  kur të marrin një diplom të shkollimit. Pra është një hapë që në të ardhmen të përgatisim vërtet teknik të veterinës që i duhet tregut të punës” ka thënë  Imeri.

Edhe mësimdhënësit e programit të Veterinës  në shkollën  për Agrobiznes dhe Teknologji thon se mësimi teorik me atë praktikë është ngusht i lidhur., prandaj kabineti do të ketë  rol të veçantë në plotësimin e njohurive për nxënës.

“Profesioni i veterinarisë përveç mësimit shkoencorë gjithësesi e ka edhe një  detyrim praktik që nxënësit të përgatiten për punë të veterinarisë në teren  dhe në klinikat veterinare. Idea e realizimit të klinikës ka qenë qyshë moti por mundësitë ishin të kufizuara, ndërsa tash, falë një donacioni të Qeverisë Komunale  u bë e mundur që të bëhet një ordinancë e tillë veterinare, e cila  objektiv do të ketë punën praktike  me nxënës. Do të mundohemi me kolegët veteriner që të punojmë , në përputhshmëri me kurrikulat  mësimore  dhe nxënësit të jenë të përgatitur për tregun e punës” ka thënë  Kushtrim Rexhepi, mësimdhënës i lëndëve të veterinës pranë kësaj shkolle.

Përmirësimi i kushteve në shkollat profesionale dhe kompletimi i tyre  me kabinete moderne  në këtë shkollë po  konsiderohet edhe një thirrje për ardhje të më shumë nxënësve në drejtimet që deri tani ka pasur pak interesim por  ofrojnë mundësi  të mirë për punësim.

Në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë theksojnë se tregu ka mjaftë nevoja për këto kuadro  prandaj   orientimi i të rinjëve në prag të vitit të ri shkollor  edhe në këtë  drejtim është një zgjidhje e qëlluar.

Kompletimi I kësaj ordinance  veterinare  me mjete financiare është përkrahur nga  Komuna e Ferizajt në shumë prej 9500 euro, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img