27,07,2024

Luhet “Bingo” me çmime

Must Read

Në marketet tona  shpesh po haste në parregullësi me çmime e në disa raste edhe në artikuj me afat të skaduar.. Inspektorët komunal  të Ferizajt për këtë edhe kanë  shkruar gjoba në disa raste  për ndryshimin e çmimit të artikujve  të ekspozuar në rafta dhe çmimit që është paguar te arka.

Por një rast  interesant e ka dërguar një qytetar i Ferizajt, i cili thotë se e ka  hasur në marketin INTEREX.

“Nëse bleni këtë artikull ju jeni bërë pjesë  e një lloj loje të “Bingos”. Te arka  do të varet se  cilin çmim do ta skanoj arkatarja , pasi artikulli ka dy çmime valide për të njëjtin artikull. Nuk është ndonjë dallim shumë i madh (vetëm 14 cent) por vërtet kjo të iriton. Si ka mundësi  që edhe në këtë mënyrë të luhet me konsumatorin” ka thënë   ky konsumatorë.

Në foton e dërguar shihet se artikulli ka dy çmime, njëri 0.85 cent dhe tjetri 0.99 cent. Ndërsa përshkrimi i artikullit  dhe kodi i mallit janë të njëjtë në dy tiketat e vendosura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img