Ata sërish u torturuan gjatë transportit për në Gjykatë. Me të arritur në Shkup, pjesëtarët e keqtrajtuar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa avokatët kanë reaguar me urgjencë.
Më i keqtrajtuari ka qenë Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, ndërsa tre pjesëtarë të tjerë janë ankuar për dhimbje në kurriz të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore.
Pavarësisht kërkesave të avokatëve për dhunën e ushtruar ndaj klientëve të tyre, Gjykata nuk e ka parë të rrugës të anulojë seancën gjyqësore duke mos e konsideruar serioze gjendjen shëndetësore të të akuzuarve dhe ka vazhduar seancën.
“Trupi gjykues ka konstatuar se nuk ekzistojnë arsye që seanca të anulohet, prandaj me vendim të këshillit, diskutimi ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtur siç ishte planifikuar”, kanë njoftuar nga Gjykata Themelore në Shkup.
Megjithatë, gjykata ka konstatuar se të rrahurit nuk kanë lëndime të jashtme dhe se për momentin janë në gjendje të ndjekin procesin gjyqësore.
“Që në fillim, pala mbrojtëse theksoi problemin me të cilin po përballen të akuzuarit, e ajo është nga mënyrat e transportimit që e bëjnë një pjesë e njësive special dhe atë nga burgu në gjykatë dhe anasjelltas. Një pjesë e tyre e realizojnë në mënyrë jot ë duhur bartjen nga çka të akuzuarit kanë lëndime të dukshme dhe kjo ndikon në shëndetin e tyre”, ka thënë avokati Asimir Alispahiç.
.