27,11,2025

SERBIA E TRONDITUR: Rusia ndoshta njeh pavarësinë e Kosovës

Must Read
Trump, Putin

 

“Njëra nga ekspertet më të mira në Britani dhe komentatorja e shquar për Rusinë ka theksuar se ekziston mundësia që Rusia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, si pjesë e një marrëveshjeje të gjerë ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, pasi që Donald Trump ka marrë pozitën e presidentit të SHBA-së”, citojnë mediat serbe eksperten britanike, transmeton lajmi.net.

Kolumnistja e “The Guardina” e ka ngritur këtë ide në revistën katolike “Tablet” në numrin e 21 janarit, duke parashikuar për idetë që do të dalin pas takimit ndërmjet Trumpit dhe Putinit në një të ardhme të afërt.

Ary Dejevsky, shkruan “Blici” serb, takohet rregullisht me liderët e Kremlinit përmes grupit “Valdai”, grup ky që takohet me zyrtarët rusë çdo vjeshtë.

“Putini përgatit shok për serbët? Rusia ndoshta njeh pavarësinë e Kosovës që të pajtohet me Amerikën”, është titulli i gazetës më të madhe serbe, “Blic”.

“Ajo ka sugjeruar se Moska mund ta njoh shtetin e Kosovës si pjesë e pakos së marrëveshjeve, qëllimi i së cilës do të ishte përmbyllja e një sërë mosmarrëveshjes diplomatike që kanë cenuar marrëdhëniet ndërmjet dy fuqive”, shkruan “Blic”, duke cituar eksperten britanike. /Lajmi.net/

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img