Trashëgimia kulturore në Kosovë, paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë arkeologjike, arkitekturore, të trashëgimisë shpirtërore dhe asaj të luajtshme të periudhave të ndryshme historike të vendit. Ky thesar i trashëguar ndër shekuj me objekte të ndryshme arkitekturore e arkeologjike, me kala të periudhave të ndryshme, qyteteve të vjetra, xhamive të periudhës osmane, kisha të periudhave të ndryshme, teqeve, urave, shtëpi të vjetra e artefakte arkeologjike, të cilat, si një itinerar, drejtojnë rrugët e hulumtimit shkencorë, për ta prezantuar zhvillimin e jetës edhe në të kaluarën.
Nga të gjitha të thënat më lartë, janë elemente që paraqesin rendësin e kësaj fushe në përgjithësi, por kur bëhet fjalë për mbrojtjen e saj, në përgjithësi gjërat janë duke u zhvilluar në drejtimin negativë. Rëndësia e saj për shoqërinë në përgjithësi, jo çdo herë është e rëndësishme nga politikanet, rëndësia e saj paraqitet para opinionit vetëm në disa ditë të veçanta, sepse veç gjatë atyre ditëve, politikanët e vendit, u bije ndërmend për rëndësinë e kësaj fushe, që në regjionin e Ferizajt mbetet edhe pa eksploruar.
Nga të gjitha të thënat më lartë, janë elemente që paraqesin rendësin e kësaj fushe në përgjithësi, por kur bëhet fjalë për mbrojtjen e saj, në përgjithësi gjërat janë duke u zhvilluar në drejtimin negativë. Rëndësia e saj për shoqërinë në përgjithësi, jo çdo herë është e rëndësishme nga politikanet, rëndësia e saj paraqitet para opinionit vetëm në disa ditë të veçanta, sepse veç gjatë atyre ditëve, politikanët e vendit, u bije ndërmend për rëndësinë e kësaj fushe, që në regjionin e Ferizajt mbetet edhe pa eksploruar.
E nisa kështu këtë shkrim, e që realisht kam pasur për qëllim të shkruaj për monumentin i cili është nën mbrojtjen e përkohshme, e që është i lënë nën mëshirën e kohës e të fatit. Bëhet fjalë për gjimnazin Ismail Qemajli, i cili filloi të ndërtohet ndërmjet viteve 1928-30. Objekti në fjalë është i ndërtuar në vitin 1928/30, i cili më herët ka shërbyer si shkollë, por me dëbimin e nxënësve shqiptarë në këtë shkollë, objekti është i lënë pas dore. Në këtë ndërtesë shkollore, para Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer për arsimimin e fëmijëve, por ishin të pakët ata fëmijë shqiptarë që vijonin mësimet. Fëmijëve shqiptarë u mohohej çdo gjë, duke filluar edhe nga ato elementare. Shkolla fillore Jeronim De Rada në Ferizaj, është shkolla e parë tetëvjeçare shqipe, e formuar në vitet 1955-56. Në këtë shkollë kanë mësuar nxënës të komuniteteve pa dallime fetare apo racore, që jetojnë në komunën e Ferizajt, qoftë ata shqiptarë, serb, romë, ashkalinjë,etj.
Dikur aktivitetin e tyre në këtë shkollë e ushtronin si menaxhment i kësaj shkolla intelektual të kohës, si psh. Gjatë vitit 1946-1955, në këtë shkollë në përbërjen e saj menaxheriale ishin: Ekrem Kasapolii nga Peja, drejtor i gjimnazit, Qelebije Rexhepagiqi nga Plava, Anton Gurashi nga Shkodra drejtor, Avni Kryeziu, e shumë mësimdhënës të tjerë jo vetëm nga rrethina e Ferizajt, por anembanë viseve shqiptare, ngado që shtriheshin ato.
Objekti nuk është në gjendje të mirë, për të cilin ka mbetur pa funksion. Në oborrin e kësaj shkolle në vitin 1991 është ndërtuar një ndërtesë e re, e cila pas vitit 1999 është finalizuar dhe shërben për strehimin e familjeve në nevojë. Autoritetet serbe të viteve nëntëdhjeta, qëllimisht kishin ndërmarrë këtë aksion duke i uzurpuar pronat që shërbenin për aktivitetet sportive për nxënësit shqiptar, duke i ngulfatur me ndërtesa të paarsyeshme, për ti vendosur serbët e shpërngulur nga viset e ndryshme të ish-Jugosllavisë.
Nga viti 1991 ndërtesa e shkollës fillore ka humbur funksionin primar dhe është lënë pas dore. Mungesa e një funksioni dhe e mirëmbajtjes paraqesin rrezik për dëmtimin e këtij objekti me rëndësi historike e shoqërore. Do të ishte ideale, sikur ky objekt i vjetër e me vlera historike të propozohet nga autoritetet lokale, për ta shëndrruar në muze të qytetit, në të cilën është menduar për sektor të periudhave të ndryshme. Kohëve të fundit, është duke u ndjerë mjaft shumë rreziku i shkatërrimit të tërësishëm. Vetëm dy ditëve të fundit i ju është vënë flaka, ku është dashur të intervenonin edhe njësit e zjarëfiksëve. Zjarri dyshohet se është vënë aksidentalisht, por logjikshëm rrjedhë pyetja, sikur të shfrytëzohej ky objekt nga institucionet lokale, a do të kishte këtë rrezikshmëri të shkatërrimit të tërësishëm.
Jo pse dua të paragjykoj, por ky mundë të jetë edhe shënjestër e njerëzve të caktuar, pasi që aty brenda këtij monumenti të mbrojtur përkohësisht mundë të gjenden edhe gjurmë të ndryshme të qëndrimit të individëve, të cilët mundë të zhvillojnë edhe aktivitetet ilegale, sepse ka mbetur nën mëshirën e kohës.
Në përgjithësi, trashëgimia kulturore është e centralizuar në nivelin qendrorë, por kjo nuk e justifikon edhe mos interesimin e institucioneve lokale për ta zhvilluar këtë fushë, e cila vetëm në raste të veçanta, kur të kërkohet konsiderohet e rëndësishme, për tu lenë në harresë më vonë.
Trashëgimia kulturore në Ferizaj, në përgjithësi është e pakët, por edhe pak ato monumente të mbetura, kanë rrezikun e shkatërrimit të përgjithshëm.
Thënie; ,,Çdo popull, nëse nuk ka të identifikuar rrugën nga vjen, e nga duhet të shkoj, konsiderohet i humbur” .!
Shpresoj, se një ditë edhe kjo fushë kaq e rëndësishme për vendin, do ta ketë një përkujdesje më të mirë institucionale, për të pasur mundësi rrëfimet e dokumentuara për gjeneratat e reja, për rrugën se nga kemi ardh.
MA: Nexhat Shahini
(Magjister i Historisë) 02.05.2019
Ferizaj