30,04,2024

Në Cërrnillë të Ferizajt, Ujku i mbyt delet, fermeri i hedh në mal

Must Read

Banorët e fhstait Cërrnillë rtë Ferizajt   janë ankuar se në anën e sipërme të fshatit, në mal ka hedhur dikush disa trupa të deleve të ngordhura të cilat tani po lirojnë aromë  të padurueshme për banorët.

Një banorë i fshatit Cërrnillë ka thënë se nuk e dinë se kush i  ka hedhur por është bërë e padurueshme era në atë pjesë të malit  sepse ato kanë filluar të lirojnë aromë të keqe. Kjo edhe mund të jetë burim edhe i ndonjë epidemie nëse nuk merren mas që këto të groposen.

Për këtë Ferizajpress ka kontaktuar  kryeinspektorin komunal të Ferizajt, Ridvan Berisha i cili   tha se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë njoftim  se dikush ka hedhur trupa të kafshëve të ngordhura në atë pjesë.

“Nuk kemi pasur asnjë njoftim për këtë rast. Por nesër në mëngjes  do ti angazhojmë  inspektorët përkatës që të inspektojnë këtë pjesë dhe do të veprojnë konformë situatës. Në bashkëpunim edhe me  Kompnaninë “Pastërtia” do të marrim masa që sa më shpjet të evitohet ky problem. Inspektorët do të merren edhe me rastin se kush i ka hedhur ato kafshë të ngordhura, pasi sipas ligjit pronarët janë të obliguar që në këto raste ti groposin për të parandaluar  përhapje të ndonjë sëmundje” ka thënë  kryeinspektori Ridvan Berisha .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img