29,12,2024

Rusia: Forcat e Assadit kompletojnë “çlirimin” e Aleppos

Must Read

Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forcat qeveritare siriane kanë përfunduar operacionin për “çlirimin” e periferisë lindore të Aleppos të kontrolluar prej rebelëve. Në deklaratën e ministrisë thuhet se, trupat besnike të Assadit ishin duke eliminuar “xhepat e fundit të rezistencës” në qytet.

“Operacioni për çlirimin e Aleppos lindore të kontrolluar prej militantëve është kompletuar. Forcat proqeveritare siriane janë duke eliminuar edhe pikat e fundit të rezistencës radikale”.

Turqia ka këmbëngulur se evakuimi i rebelëve dhe familjeve të tyre është duke vijuar ende, duke rënë në kontradiktë me një pretendim të mëhershëm të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Të paktën 4 shpërthime janë raportuar në Aleppo gjatë së premtes, ndërsa operacioni për evakuimin e 50 mijë personave të bllokuar në një pjesë të vogël të lindjes së qytetit është pezulluar për shkak të “pengesave”, siç thonë zyrtarë sirianë.

Televizioni shtetëror sirian “Ikhbariya” pretendon se militantët janë përpjekur të marrin edhe të burgosurit me vete gjatë evakuimit, duke shkelur kështu marrëveshjen e armëpushimit. Ky televizion thotë gjithashtu se rebelët kanë hapur zjarr ndaj një autokolone që kalonte në një kryqëzim rrugësh.

Por agjencia shtetërore turke, “Anadolu” pretendon se ishte milicia pro-Assadit ajo që qëlloi ndaj autokolonës. Rebelët thuhet se janë në “gjendje alarmi”, pasi civilët që po largohen nga qyteti duket se po arrestohen nga milicitë iraniane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” duke cituar një komandant të rebelëve. Sipas tij, luftëtarët kanë mbetur ende në Aleppon lindore dhe nuk do të largohen përpara civilëve.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një nismë të re madhore për paqen në Siri gjatë kësaj të premteje, duke thënë se po punonte bashkë me Turqinë për të organizuar bisedimet mes Damaskut dhe opozitës, që priten të zhvillohen në Kazakistan.

Duke folur gjatë një vizite në Japoni, kreu i Kremlinit tha se negociatat pritet të zhvillohen në Astana dhe se, ai së bashku me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan po punonin për një paqe të përgjithshme në Siri.

Me mijëra kanë qenë ata që kanë lënë qytetin gjatë së enjtes, pas marrëveshjes që do t’i lejonte regjimit sirian të rimerrte kontrollin e plotë të Aleppos pas vitesh të tëra luftimi. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 9 autokolona me 6.400 persona janë larguar nga qyteti në 24 orët e para të evakuimit, përfshi këtu 3.000 rebelë dhe 301 të plagosur. Ndërsa Turqia e çon këtë shifër në plot 8.000 të evakuuar.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img