24,10,2025

Ronaldo e zbulon çfarë i tha Navas para het-trikut (Video)

Must Read

ronaldo-navas

Portieri i Real Madrid, Keylor Navas, duket se ka patur ndikim në het-trikun e Cristiano Ronaldos.

Portieri nga Kosta Rika, përkundër faktit se nuk pati shumë punë në takimin Real Madrid – Wolfsburg, duket se e ka ‘asistuar’ Realin në këtë takim.

Para se Ronaldo të ekzekutonte goditjen e dënimit, ku portugezi shënoi het-trik, Navas vrapoi nga porta e tij te Ronaldo për ta këshilluar atë, përcjell Gazeta Blic

Ronaldo pas ndeshjes e zbuloi se çfarë i kishte thënë Navas, para gjuajtjes së lirë.

“Ai e di si mund ta godas unë topin në gjuajtjet e lira, kështu që më tha ta gjuaj atë ngadalë, dhe unë e bëra pikërisht këtë”, tha Ronaldo.

Shikoni vrapimin e Navas dhe supergolin e Ronaldos më poshtë. /Gazeta Blic/

https://www.youtube.com/watch?v=3nEpMUGcfio

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img