Show Biz

Rita Ora dhe Bebe Rexha kështu ‘dridhën’ skenën mbrëmë në Kaliforni (Video)

By FerizajPress

March 12, 2018

Mbrëmë në Kaliforni u mbajt edicioni i ri i eventit prestigjioz iHeartRadio Awards, ngjarje kjo që mbledh çdo vit yjet e muzikës më në zë në botë, shkruan Indeksonline.

Ishin pikërisht dy këngëtaret tona Rita Ora e Bebe Rexha të cilat kanë dalë në skenë për të dhënë çmimin “Best Collab”, i cili çmim ishte i pari që u dha në natën e mbrëmshme.

Këtë video e ka postuar vet Rita në llogarinë e saj Instagram, ku shihen dy bukuroshet dhe krenaria e gjithë shqiptarëve.

Ndryshe ato janë edhe mike shumë të mira./Indeksonline/