28,12,2024

Rexhepi-Braha: Fëmijët lypsarë shpesh bëhen përdorues e shitës drogash dhe përdoren për prostitucion

Must Read

Fëmijët në situatë rruge të cilët kërkojnë lëmoshë vazhdojnë te jenë sfidë për institucionet e Kosovës. Lajmi.net nëpërmjet episodit të radhës të dokumentarit “PASOJË” ka trajtuar këtë fenomen nga aspekte të ndryshme institucionale, sociale, të sigurisë e të trajtimit të këtij fenomeni.

Adelina Rexhepi-Braha, ushtruese e detyrës së drejtoreshës të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj ishte pjesë e episodit të radhës të dokumentarit “PASOJË” ku është trajtuar problemi i fëmijëve në gjendje rruge. Ajo është shprehur se në vitin 2022 i kanë dy raste të referuara nga policia për trafikim.

Ajo thotë se në inspektimet e përbashkëta të policisë së Kosovës dhe punëtorëve sociale, shumica e rasteve janë të ardhur nga jashtë shtetit.

“Për vitin 2022 i kemi dy raste të referuara nga policia për trafikim si fëmijë në situatë rruge apo ndryshe që e quajmë fëmijë lypsarë. Qendra për punë sociale me referimin e rastit nga policia cakton menaxherin e rastit, menaxheri i rastit e bën planin e veprimit edhe fillojnë ofrimi i shërbimeve, nevojave të klientit në këtë rast. Qendrat për punë sociale e kanë obligim që të punojnë më fëmijët dhe familjen duke ju ofruar shërbime të ndryshme sociale. Siç janë ri-integrimi i fëmijëve në shkollë, ri-integrimi i fëmijëve në komunitet, ofrimi i seancave psikologjike nga psikolog që blejmë shërbime prej organizatave të ndryshme për fëmijët dhe familjen. ofrimi i kurseve të ndryshme që na mundësojnë me ndihmën e organizatave të ndryshme. Shumë shpesh policia për trafikim merr iniciativa, ku bashkë me punëtorë social dalin në teren dhe verifikojnë raste të ndryshme. Realisht shumica e rasteve që identifikohen nga policia dhe punëtorët social janë të ardhur nga shtet tjera. Tash Qendra për Punë Sociale merret me gjithë qytetarët që ndodhen aktualisht në cilën do komunë. Po merremi edhe me qytetarët e Shqipërisë edhe të Kosovës. Qytetarëve nga Kosova realisht shtetasve të Kosovës, qendrat për punë sociale i ofrojnë asistencë sociale, por krejt kjo nëse i plotëson kriteret për me qenë përfitues i asistencës sociale.

Rexhepi-Braha rrëfen një rast të depërtimit në Shqipëri të një nëne me fëmijë deri në kufirin me Shqipërinë dhe gjithashtu raste të tjera të depërtimit, por që sipas saj është e vështirë pasi të njëjtit kthehen sërish në Kosovë.

“Qendra për punë sociale bashkë me policinë kanë be ekstradimin e nenës më fëmijë deri në kufirin e Shqipërisë edhe aty janë marr autoritetet e Shqipërisë me rastet e veta me qytetarët e vet për atë arsyeje. Nuk po flas gjithmonë për gjitha qendrat për punë sociale, po flas praktikisht për qendrën për punë sociale të Ferizajt me shtetas të Shqipërisë vetëm në intervenimin polici jemi marr edhe ka vazhduar ekstradimi në kufirin me Shqipërinë. Ndërsa tash 2022 jemi marr edhe me qytetarët e vendeve tjera.. Të njëjtat shërbime që ofrohen edhe për qytetarët tanë përveç të asistenca sociale nëse nuk ka një leje qëndrim, një letërnjoftim të përkohshëm nga shteti i Kosovës, atëherë e kemi problem për ta vendosur në asistencën sociale. Në këtë rast bëhet ekstradimi siç është bërë edhe herave tjera, nuk është që kemi pas këtë kohë një rast që kanë pas nevojë ndoshta me u referua në asistencë sociale.. Po flas për vitet tjera se tash ka qenë mesa unë kam informacion vetëm një intervenim i policisë për kategorinë e lypsarëve, me aq sa kam informacion unë. Por herave të tjera po ka pas shumë raste kur punëtori social bashkë me policinë e trafikimit kanë gjete grumbuj të njerëzve edhe i kanë ekstradua për shtetin e Shqipërisë. Shumicën e herave të njëjtit persona i gjejmë prapë në të njëjtin vend, bashkë me policinë u kryejmë ekstradimi edhe pas pak kohe të njëjtit u shfaqën në qytetit tonë ose ndërrojnë  lokacion shkojnë në qytet tjera derisa të harrohet pak fytyra. Prapë njëjtë ka vazhdua, prapë është marr iniciativa nga policia është bërë identifikimi ka vazhduar ekstradimet për në Shqipëri”, tha ajo.

Ajo thotë se përdorimi i narkotikëve, shit-blerja e tyre, prostitucioni e dukuri të ngjashme problematike janë çështjet me të cilat përballen fëmijët në gjendje rruge.

“Rruga nuk të qetë diçka të mirë, ne e dimë. Nëse jo përdorueset e narkotikeve kanë me u be dilerë të narkotikeve, nëse jo dilerë të narkotikeve kanë me u shfrytëzua për prostitucion. Kanë me u keqtrajtua në aspektet tjera amorale të gjithë fëmijët. Unë gjithmonë edhe gjithë klientëve që i kam pas deri tash i kam thënë rruga asnjë njeri nuk e ka be të mirë. Kjo është realisht nëse i zbulojmë në periudhën e hershme të daljes në rrugë kemi me pas ma lehtë edhe ofrimin e shërbimeve sociale. Të gjithë këta fëmijë që janë në situatë rruge janë potencial për tu trafikuar, për tu keqtrajtuar edhe që të jenë përdorues të narkotikëve janë fëmijë me sjellje asociale janë delikuent të mitur, nesër kanë me u bë edhe kriminel edhe gjitha dukuritë negative kanë me i ndodh këtyre fëmijë nëse kemi me i lënë në rrugë. Ka pas raste kur fëmijët kanë qenë ose shitës të gjërave të imëta në rrugë ose lypsarë dhe më pas kanë hy në kategori të tjera braktisja e shkollës të fëmijët me a sjellje asociale, delikuent, vjedhës të gjësendeve të ndryshme ka pas raste.”, thotë Rexhepi-Braha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img