29,12,2024

Reçica për marrëveshjen me Hungarinë: Qeveria dhe Ministri i Financave të papërgjegjshëm

Must Read

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe shtetit të Hungarisë, ku Hungaria i ka ofruar kredi Kosovës për trajtimin e ujërave të zeza dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.Megjithatë, për këtë çështje Ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati ka thënë se para 22 prillit i ka dërguar shkresë shtetit të Hungarisë, mirëpo një gjë të tillë nuk besoj të ketë ndodhur.

Sipas tij, nëse letra nuk është dërguar marrëveshja ka dështuar, andaj ai shton se duhet të hulumtohet ky rast.
“Është një non sens i radhës i kësaj Qeverie dhe këtij Ministri të Financave Punës dhe Transfereve që sa të papërgjegjshëm janë. Është një marrëveshje e gjatë prej vitit 2016 mes Qeverisë së Kosovës dhe shtetit të Hungarisë. Për një kredi pa interes në mënyrë që të financohen projektet që janë jetike për lehtësimin e jetës së qytetarëve. Kanë projekte për ujin, për trajtimin e ujërave të zeza dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve. Pas një varg angazhimesh dhe përkushtimesh për këtë çështje se këto marrëveshje ratifikohen me dy të tretat e votave të deputetëve është ratifikuar në gusht të vitit të kaluar kjo marrëveshje. Ndërsa është dashur që qeveria përkatësish ministria e punës dhe transfereve që ta shtyjë afatin e implementimit të kësaj marrëveshje. Unë kam pyetur ministrin në fjalë dhe ai është përgjigjur që para 22 prillit që ka qenë afati i fundit e ka dërguar një shkresë. Po nuk e besoj që kanë dërguar shkresë dhe është totalisht papërgjegjësi e kësaj qeverie që e ka humbur një kredi që është shumë e rëndësishme. Nëse letra nuk është dërguar marrëveshja ka dështuar. Ai u mundu të arsyetohet se nuk janë dakorduar sa i përket diskutimit për ujëra të zeza në Ferizaj që është impiant shumë i rëndësishëm. Dhe është përgjegjësi e nivelit qendror me vendim të qeverisë. Unë dua të kërkoj që të hulumtohet ky rast”, tha Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img