19,11,2024

Realizohet plani i të hyrave për nëntë mujorin e këtij viti

Must Read

Vetëm gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti janë inkasuar të hyra vetanake mbi 3 milion euro.

Sipas drejtoreshës së financave Lirije Sylës, realizmi i të hyrave krahasuar me vitin paraprak ka një rritje prej 39.95 %  ndërsa është bërë realizmi i planit të grumbullimit të të hyrave vetanke për 79 %.

“Shpenzimet buxhetore gjatë kësaj periudhe që ne po raportojmë janë të kënaqshme, ku janë bërë shpenzime nga të gjitha burimet e financimit dhe nga fondet burimore, si nga grantet qeveritare, të hyrat vetanake, të hyrat e bartuna, donacionet dhe nga participimi i shpenzuar që është në vlerë prej mbi 16 milion euro të buxhetit të aprovuar apo 66.87 % në të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike. E rëndësishme në këtë periudhe të raportimit është edhe inkasimi i të hyrave vetanake e që ka shënuar një rritje jashtëzakonisht të madhe që krahasuar me vitin 2015 kemi një inkasim për 79 % më të lartë se sa viti paraprak”, është shprehur drejtoresha Syla.

Sipas drejtoreshës Syla, gjatë këtij nëntë mujori shpenzimet e buxhetit në të gjitha kategoritë ekonomike ka një realizim të kënaqshëm.

Në këtë konferencë për medie u tha se deri në fund të këtij viti do të arrihet që të grumbullohen të gjitha planifikimet e të hyrave edhe nga tatimi në pronë që konsiderohet si burimi kryesor i arkës së Komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img