27,12,2024

Rama: Mazhoranca e majtë voton në bllok, jo votë kundër SHBA-BE

Must Read

Kryeministri Rama i ka bërë edhe një herë thirrje opozitës dhe kreut të saj Lulzim Basha që së bashku me mazhorancën të votojnë reformën në drejtësi ditën e enjte.

Kreu i qeverisë saktësoi se vija e kuqe e SHBA-BE është e pakapërcyeshme dhe se ka vetëm një mundësi kompromisi, ai që propozoi zyrtarja e lartë amerikane, Nuland gjatë vizitës së fundit në Tiranë.

“Ne, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, jemi përballë një zgjedhjeje shumë të qartë: o të votojmë për të ardhmen e Shqipërisë ndaj atyre njerëzve që kanë marrë peng Shqipërinë, ose të ndalemi para frikës dhe pengmarrjes së drejtësisë që i ka bërë këtij vendi. Aleanca për Shqipërinë Evropiane, do të votojë në bllok për çlirimin dhe jo për pengmarrjen, – u shpreh Rama gjatë një deklarate për shtyp. – Mos të votojmë kundër SHBA-BE, duke refuzuar ndihmën e tyre për pastrimin e plehrave në sistemin e drejtësisë. Të votojmë me konsensus të gjithë së bashku për gjeneratën e re, ose të ndahemi në mbrojtës të dritës e imponues të errësirës, për t’i dhënë fund maskaradave në sallat e gjykatave”.

Më taj, Rama i bëri thirrje kreut të PD-së, Basha, për të mbledhur të gjitha forcat së bashku dhe për të votuar të enjten me konsensus: “I bëj thirrje Bashës, të sillet si lider, se ka përgjegjësinë e një barre të rëndë për të ardhmen e vendit. I kemi dhënë gjithçka ka dashur dhe kërkesën themelore për barazi të plotë në bisedime. E përgëzoj Bashën nga ana tjtër për rezultatet e bisedimeve që ka arritur deri tani, por PD s’mund të kërkojë e të marrë atë që s’i takon dhe që bie ndesh në rrugën tonë të përbashkët për të bërë një shtet me shqiptarët dhe për shqiptarët”.

Rama ka dhe një apel për të gjithë deputetët e Parlamentit: “Thirrja ime për çdo deputet shqiptar, nuk është as blerje dhe as dhunim, por thirrja ime është që nuk mund të lë gurë pa lëvizur për llogarinë morale të vendit që unë qeveris. Unë kam qenë, jam e do të jem deri në orën 10:00 të datës 21 korrik për konsensus. Kjo nuk është reforma ime, ndaj le të bashkojmë forcat tona, të dyja koalicionet dhe të ngremë shpresën e shqiptarëv që përfaqësojmë duke miratuar bashkarisht reformën në drejtësi”, – përfundoi ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img