25,11,2024

Qendra Këshilluese “Këshillimi” organizon marshin “Nëntori- muaji i vetëdijesimit kundër substancave narkotike”

Must Read

Këtë të Hëne, më 4 Nëntor 2019, Qendra Këshilluese “Këshillimi” organizon marshin  “Nëntori- muaji I vetëdijesimit kundër  substancave narkotike”

Ky organizim është përkrahur edhe nga shoqëria civile në Ferizaj  dhe do të filloj ditën e Hënë  nga Teatri Adriana  me fillim në ora 12:00.

 Me këtë qëllim dhe për të hapur muajin e vetëdijesimit kundër narkotikëve në Ferizaj, dje u mbajt edhe Konferenca “Nëntori – muaj i vetëdijesimit kundër substancave narkotike” organizuar nga Qendra e Këshillimit “Këshillimi”, mbështetur nga Komuna e Ferizajt.

Gjatë këtij aktiviteti  rruga “Dëshmorët e Kombit”  nga Teatri Adriana e deri te hyrja në sheshin”Adem Jashari” do të jetë e bllokuar dhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Organizatorët  kërkojnë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe ti shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të marshit vetëdijesues.

Pritet  që në këtë  marsh të marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve  ferizajas  për sensibilizimin  dhe ngritjen e vetëdijes për dukuritë negative  që po rrezikojnë të rinjtë tanë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img