10,05,2024

Arrestohet i dyshuari i dytë për grabitje

Must Read

Policia në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin e dytë M.G. për kryerjen e veprës  penale  të grabitjes në bashkëpunim me një person tjetër  i cili është  arrestuar më herët.

Sipas policisë, hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale.

“Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç)  dhe tani i arrestuari  M.G. 20 vjeçar,  më datën 17.04.2018, rreth orës 21:00 minuta,në Ferizaj rr.,,Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialën e Money Gram,të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori  kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit  ,  prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img