23,04,2024

Qartësimi i mospërputhjes së Islamit dhe terrorizmit është faktor i rëndësishëm i sigurisë 

Must Read

Pështjellimet që janë krijuar ndërmjet fesë Islamit dhe terrorizmit, mund të ndikojnë goxha negativisht në luftën kundër këtij krimi monstruoz.

Terrorizimi si një dukuri me përmasa goxha serioze për shkatërrimin e ndjenjës së sigurisë së individit dhe shumë sfidues për sigurinë e çdo shteti, na detyron që të merremi me seriozitetin më të lartë të mundur me te. Luftën kundër terrorizmit, duhet ta fillojmë me një analizë të detajuar, me qëllim të identifikimit të shkaktarëve që shtyjnë individ apo grupe që ta kryejnë këtë krim gjakderdhës.

Një shkaktarë i cili mund të ndikoj tejet keq në luftën kundër terrorizmit, sidomos në vendet me shumicë myslimane është lidhja e fesë Islame dhe terrorizmit. Arsyeja është se, disa individ nga dy krahët (pro dhe kundër fesë Islame) gjykimet dhe veprimet e tyre i bazojnë në ekstremitet.

Për shtetet me shumicë myslimane, siç është edhe Kosova, propagandat tendencioze për lidhjen e Islamit dhe terrorizmit, janë me rrezik të jashtëzakonshëm. Duke krijuar opinion se feja Islame dhe terrorizmi janë një, ka rrezik që të dobësohet palca e sigurisë së shtetit.

Kjo ndodh për arsye se, Kosova popullohet me mbi 90% mysliman dhe kjo përqindje përfshinë të gjitha institucionet, duke përfshi edhe ato të sigurisë. Brenda institucioneve të sigurisë mbi 90% të zyrtarëve i takojnë besimit Islam dhe propaganda dashakeqe e armiqve të kombit tonë që fenë Islame ta paraqesin si të dhunshme ka të bëj me realizimin e qëllimeve të kamotshme të tyre se gjëja shqiptarët janë të dhunshëm për arsye se i takojnë një feje të dhunshme.

Fatkeqësisht, disa bashkëkombës kanë rënë pre e këtij mashtrimi dhe për fat të keq realizohet ky qëllim armiqësor nëpërmjet tyre. Të tillët, këtë opinion e kanë krijuar nga propaganda të ndryshme, e jo nga leximi dhe studimi për fenë Islame dhe për pasoj dëmtohet goxha siguria e vendit.

Siguria mund të dëmtohet, sepse në mesin e 90%-shit të të punësuarve në institucionet e sigurisë, mund të ketë nga ta që mund të thonë: po përse ta luftoj terrorizmin kur unë duke luftuar terrorizmin po e luftoj fenë time, Islamin. Individ të tillë mund të ketë relativisht shumë.

Duke marrë parasysh pasojat nga krimi i terrorizmit, vetëm një zyrtarë po të mos veproj atëherë kur ai do të duhej të veproj në parandalim të ndonjë akti terrorist apo ta neglizhoj për këtë arsye, pasojat mund të jenë katastrofike.Prandaj, është e domosdoshme që të gjithë ata që punojnë nëpër institucione të sigurisë, ta dinë njëherë e mirë, që të gjitha fetë e ndalojnë terrorin, e natyrisht edhe feja Islame.

Në librin e shenjtë (Kuran) thuhet: ‘’kush vret një njeri të pafajshëm është sikur të vret gjithë njerëzimin, e kush shpëton një njeri të pafajshëm është sikur të shpëtoj gjithë njerëzimin’’. Ndërsa, në anën tjetër terroristët me aktet e tyre gjakderdhëse në emër të fesë Islame, kanë mbytur 100% njerëz të pafajshëm. Po të ndalemi së analizuari citatet Kuranore të lartcekura dhe viktimat e terrorizmit që janë 100% njerëz të pafajshëm, e vërtetojmë me lehtësi se feja Islame dhe terrorizmi qëndrojnë në dy polet e kundërta. Madje, sipas pjesës së dytë të citatit Kuranor të lartcekur ku thuhet: ‘’…kush e shpëton një njeri të pafajshëm është sikur të shpëtoj gjithë njerëzimin’’, obligohen që me vrap të bashkohen në luftën kundër terrorizmit të gjithë ata që e ndjejnë veten besimtar të devotshëm, sepse sipas këtij citati shpërblimi nga Zoti qenka shumë i madh për ata që shpëtojnë qoftë edhe një njeri të vetëm nga terrorizmi.

Ndërsa, pjesa e parë e citatit të lartcekur ku thuhet: ‘’kush vret një njeri të pafajshëm është sikur të vret gjithë njerëzimin…’’ i obligon të gjithë ata që vrasin në emër të fesë Islame të pendohen thellësisht dhe kurrë mos t’i përsërisin veprimet e tilla. Një i ri (i mashtruar), i cili mendon dhe vepron me akte terroriste, duke menduar se aktet e tilla janë të bazuara në fenë Islame, duhet ta dinë fare mirë që është duke vepruar me veprime të ndaluara dhe të dënueshme me dënimet më të rënda nga Zoti.

Po ashtu, duhet ta dinë fare mirë edhe ekstremi tjetër (ata që lidhin fenë Islame dhe terrorizmin me qëllim të realizimit të synimeve të armiqve të vendit tonë), se duke krijuar opinione të pavërteta (lidhjen e Islamit me terrorizmin), mund ta dëmtojnë seriozisht sigurinë në vend.

Në bazë të lartcekurave konkludojmë se, të gjithë ata që veprojnë në emër të fesë Islame me akte terroriste, absolutisht nuk kanë fare lidhje me fenë Islame, por kanë rënë preh e mashtrimeve nga mashtrues që janë mbuluar me petkun e fesë Islame, e që në të vërtet janë terrorist dhe duhet të trajtohen si të tillë, si dhe të gjithë ata që për çfarëdo arsye, mundohen ta lidhin fenë Islame me terrorizmin, mos të veprojnë kështu, sepse me veprime të tilla mund të ndikojnë negativisht tek zyrtarët e ngarkuar për ngritjen dhe ruajtjen e sigurisë në vend.

Me propaganda të tilla, mund të shkaktohet mos reagim në luftë kundër terrorizmit nga ana e zyrtarëve të ngarkuar në luftë kundër terrorizmit dhe për pasoj të dëmtohet seriozisht siguria e individit, shoqërisë dhe shtetit. Prandaj, të gjithë ata zyrtarë të institucioneve të sigurisë, që janë të ngarkuar në luftë kundër terrorizmit, nuk duhet rënë preh e propagandave nga armiqtë e vendit të realizuara nëpërmjet ‘’atyre që po ja dashkan të mirën vendit’’, por ta luftojnë terrorizmin me të gjitha forcat që i posedojnë, sepse duke luftuar terrorizmin nuk e luftojnë fenë Islame dhe duke luftuar terroristin nuk e luftojnë myslimanin.

Shkruar nga Shkelzen Marevci 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img