03,07,2025

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Hoxhës dhe Hysenit (Foto)

Must Read

Në këtë protestë u tha se vetëm pas shkarkimit të personave të përgjegjës do ti hapet rruga një hetimi të pavarur.

Organizatorët kanë nisur edhe nënshkrimin e një peticioni për të bërë presion ndaj zyrtarëve institucional që të japin llogari.

“Ne kemi një sistem të drejtësisë që përndjek, burgosë dhe vret. Astriti u mbajt në burg  68  ditë pa asnjë aktakuzë”, u shpreh njëra nga shoqet e Astritit.

Pas fjalimeve para Teatrit Kombëtar marshi protestues është nisur drejtë sheshit “Zahir Pajaziti”.

Pjesë e këtij marshi ishin edhe familjarët e Astrit Deharit.

ddddd2222

Nis marshi protestues “Drejtësi për Astritin”, kërkohet lirimi i aktivistëve tjerë (Foto)

Ka filluar protesta e partisë Vetëvendosje në sheshin ‘Skënderbeu” në Prishtinë për vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.

Protestuesit janë ndalur para teatrit komëbtarë dhe po mbajnë pllakata në duar “Drejtësi për Astritin”.

Ata po kërkojnë lirimin e aktivistëve tjerë të arrestuar për këtë rast.

Astrit Dehari ka qenë duke u mbajtur në paraburgim, nën dyshimin se ka qenë njëri nga sulmuesit e Kuvendit të Kosovës me granat dore.

Prokuroria e shtetit ka dal me një raport pas vdekjes së tij, duke e cilësuar si vetëvrasje pasi i është bërë ekzaminimi mjeko ligjor.

Ndërsa VV-ja nuk është duke e pranuar raportin dhe po kërkon shkarkimin e ministres së Drejtësisë./Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img