08,09,2024

Pritjet e Serbisë nga Trumpi joreale, “nuk do t’ia kthejë Kosovën, Serbisë”!

Must Read
Donald Trump

Kështu ka thënë Dragan Gjukanoviq, nënkryetar i Qendrës për Politikë të Jashtme, ka thënë për mediat serbe se aspiratat e opinionit publik kanë shkuar shumë larg, transmeton lajmi.net.

“Niveli i pritjes së opinionit në Serbi nuk është në korniza te politikës së jashtme amerikane ndaj Ballkanit. Pritjet janë tejet të mëdha dhe joreale. Duhet vetvetiu ta definojmë politikën tonë, e jo të bazohemi në shpëtimtarët e jashtëm”, thekson Gjukanoviq.

I pyetur se a mund të ndryshojnë raportet e Amerikës ndaj Kosovës, Gjukanoviq thekson se një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

“Ndoshta raportet në relacionin Uashington-Beograd mund të jenë më të relaksuara, por nuk do të ketë risi të mëdha”, ka thënë ai.

Të kujtojmë se në Serbi ka pasur entuziazëm të madh pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img