26,12,2024

Policia Ushtarake e Shqipërisë zhvillon stërvitjen “Sfida e Përbashkët 16”

Must Read

Qëllimi kryesor i stërvitjes ishte harmonizimi dhe realizimi i detyrave të Policisë Ushtarake në operacione për të ndërvepruar ndaj rreziqeve.

Në rajonin e Bizës të Qarkut të Tiranës është zhvilluar stërvitja “Sfida e Përbashkët 16” nga Policia Ushtarake e Shqipërisë, e cila ka zgjatur disa ditë dhe ka përfunduar sot
.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes qëllimi kryesor i stërvitjes ishte harmonizimi dhe realizimi i detyrave të Policisë Ushtarake në operacione për të ndërvepruar ndaj rreziqeve, rritja e nivelit të aftësive profesionale dhe personale në përmbushjen e detyrave operative.

Gjithashtu një nga objektivat e kësaj ishte edhe për dhënien e kontributit të kësaj policie në mbështetjen ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në operacionet e emergjencave civile dhe krizave humanitare.

Gjatë stërvitjes “Sfida e Përbashkët 16”, trupat pjesëmarrëse improvizuan ushtrime me tematikë të skenarit të stërvitjes, pjesë e angazhimit të Policisë Ushtarake në emergjencat civile.

Stërvitja e cila ka përfunduar sot filloi më 9 korrik, ndërsa pjesë e saj u bënë dhjetëra pjesëtarë të Policisë Ushtarake të Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img