06,12,2024

Nga ku u nisën avionët që sulmuan Ankaranë? Prova që implikon SHBA’në

Must Read

Paolo Becchi, një analist italian shkruan në të përditshmen “Libero”, gazetë e qendrës së djathtë dhe pronë e ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi ka thënë se pas tentativës për grusht shteti në Turqi qëndrojnë amerikanët që nuk ia falin Erdoganit afrimin me Rusinë e Putinit.

Ja çfarë shkruan Paolo Becchi:

Për të kuptuar atë që po ndodh në Turqi, ndoshta është rasti të nisemi nga një detaj që më duket se iu ka ikur mediave italiane deri tani. Shumë herë detajet dalin më efikase se analizat psokologjike të ekspertëve.

Erdogan është më i fortë apo më i dobët?!

Grushti i Shtetit ndodhi vetë, apo një grup ushtarakësh tentuan puçin?!

Kjo është pyetja e ekspertëve që mbushin faqet e gazetave dhe hapësirave televizive. Detaji për të cilin askush nuk flet është:
LEXO EDHE KiE paralajmëron Turqinë për dënimin me vdekje

Nga u nisën skuadriljet e para të avionëve gjuajtës që kanë bombarduar ndërtesat institucionale të Ankarasë?!

Normalisht nga një bazë ushtarake, por “rastësisht” ajo është një bazë ushtarake amerikane: baza ajrore e Incirlick, e përdorur nga amerikanët për të sulmuar në Siri. Erdogan duhet ta ketë kuptuar shumë shpejt, pasi menjëherë ka mbyllur bazën dhe ka arrestuar një gjeneral.

Një detaj tjetër: Nga ku doli lajmi për të cilin të gjithë folën, por që më pasi doli një lajm fals, sipas të cilit Erdogan është arratisur dhe i kërkon Merkelit ta zbresë në Gjermani?!

Një një rrjet informacioni televiziv amerikan, NBC-ja, nga ku ne të gjithë, pa e kontrolluar e futëm në revistat televizive dhe strishat e lajmeve.

Si ka mundësi që NATO nuk ndërhyri shpejt në mbrojtje të një vendi anëtar, siç duhet të kishe bërë, por ka pritur se çdo të ndodhë, siç ka bërë edhe SHBA e BE, me një Mogherini që lëshoi deklarata në limit të qesharakes?!

Ky nuk është më një detaj, por një pyetje e madhe sa një shtëpi.

Është e qartë: amerikanët nuk mund të tolerojnë një Erdogan që njeh gabimin e tij dhe afron marrëdhëniet me Putinin. Turqia, vend i NATO-s që bën aleancë me Rusinë?! Të provojmë një puç të vogël, pasi ai dështoi në Ukrainë (gjithnjë në funksionin antirus), ndoshta nuk mund të realizohet edhe në Turqi.

Sido që të vejë, gjithsesi do të ushqejë kaosin global, madje edhe kjo është mirë për atë që po humb dominimin perandorak. /Tesheshi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img