05,02,2025

Plagos aksidentalisht nusen e xhaxhait dhe më pas vret veten

Must Read

Policia njofton se në fshatin Kovaçe, Tropojë, në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi K.H., 40 vjeç, banues në fshatin Kovaçe Tropojë, si dhe është plagosur aksidentalisht shtetësja H.H., 54 vjeçe, nusja e xhaxhait të viktimës, e cila dyshohet se ka tentuar për t’i marrë armën viktimës, për të ndaluar vetëvrasjen.

Shtetasja H.H., është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e ka kryer këtë akt në gjendje depresive. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë zjarri automatik, 1 një krehër me 11 copë fishek, një granat dore të cilën e kishte në xhep të xhupit, viktima.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake e municionit”, parashikuar nga neni 99 dhe 278 i K.Penal.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në një fabrikë në Ferizaj

Një incident zjarr ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Bibaj të Ferizajt. Aty një fabrikë është përfshirë nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img