04,12,2024

Banka Botërore i jep Shqipërisë hua për infrastrukturë turistike

Must Read

Ellen Goldstein, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, tha se infrastruktura në qytetet Gjirokastër dhe Berat, që janë hapësira të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, pastaj porti i Sarandës dhe qyteti Permet, do të përmirësohet, raporton agjencia Reuters nga Tirana.

“Synohet të krijohen produkte të turizmit, planet e menaxhmenteve për katër qytete dhe rrethinën e tyre kuturore dhe trashëgimore, dhe ndërtimi i partneritetit për menaxhment të destinimit turistik”, tha zonja Goldstein, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Tiranë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se është për keqardhje që 25% e kërkesave për rezervime të pranuara nga kompanitë turistike shqiptare në vitin 2016, nuk kanë mundur të realizohen për shkak të mungesës së kapacitetit. /REL

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img