Tash kur po ofrohet edhe stina e vjeshtes shumica kanë hallin e ngrohjes gjatë stinës së dimrit.
Por edhe pse gjendja e vështirë ekonomike dhe vështirë të ndahen mjete për të siguruar drutë për ngrohje mund të ndodh edhe të befasohesh kur i blenë ato.
Një befasi e tillë i kishte ndodhur edhe një qytetari i cili në rrjetin social facebook ka postuar këtë befasi.
Ai kishte paguar që ti sjellnin 10 metra dru por kur ato i janë sjellë në shtëpi doli se ishin vetëm 5 metra.
Bëhet e ditur se kjo i kishte ndodhur vitin e kaluar por tani kur është aktuale furnizimi me lëndë djegëse ka bërë fotot publike.
Por si duket kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Flitet se shitësit e drurit këtë shpesh e bëjnë kur kontraktojnë lëndë djegëse me institucionë publikë e ku zakonisht edhe shkarkimi bëhet pa ndonjë mbikqyrje.
Shpesh ka pasë raste kur institucionet e sidomos shkollave u ka rënë që të mbesin para kohe pa lëndë djegëse.
Si duket ky shitës e ka gabuar adresën?